Aktualitet

Përtej përgëzimeve për SPAK-un…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:30 - 05/07/21 |
Zef Preçi

Arrestimet e një numri eksponentësh të krimit të organizuar në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike (operacioni “Shpirti”) duhet vlerësuar pozitivisht nga qytetarët shqiptarë dhe është një shenjë e fillimit të funksionimit të Njësisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe të Gjykatës së Posaçme të ngritur për këtë qëllim.






Kjo jo se nuk janë kryer ndalime e burgosje edhe më parë, por kanë qenë për çështje periferike, deri edhe për çështje qesharake siç mund të jetë një polic që pranon ryshfet në masën 1 mijë lekë etj.


Ndërkaq duke pasur parasysh listën e çështjeve të regjistruara në SPAK diku për shkak të ligjit, e diku tjetër ndoshta edhe për shkak të interferencave politike, ky Institucion ende i paplotësuar me organikën e nevojshme veçanërisht në pjesën hetimore, duket se është realisht tejet i mbingarkuar. Kjo situatë nuk lë shteg për të përmbushur në kohë dhe me cilësinë e duhur të qëllimit kryesor të ngritjes së kësaj strukture që është ndëshkimi i korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar njëkohësisht.







Nevoja për dhënien fund të “kulturës së pandëshkueshmërisë” është me të vërtetë ulëritëse dhe mbingarkesa e SPAK-ut i shërben ruajtjes së “status quo”-së ndaj klasës politike të vendit, por edhe ushqen mosbesimin qytetar ndaj shtetit të së drejtës në përgjithësi.



Kështu që duke e përgëzuar sinqerisht SPAK-un për goditjen e disa ditëve më parë ndaj një segmenti të krimit të organizuar, por edhe bashkëpunimin e këtij institucioni me agjencitë kunderparte ligjzbatuese perëndimore, gjej rastin te ritheksoj nevojën që tehu i goditjes së SPAK-ut të kthehet drejt politikanëve të lartë abuzues me detyrën, si rruga e vetme që stabilizon funksionimin e administratës publike dhe vendos “rregulla loje” për pengimin e pasurimit të paligjshëm dhe abuzimeve me detyrat publike ndaj klasës politike.

Lexo edhe :  "Rama 3", SPAK i përgjigjet Metës: Të pastër, asnjë nga ministrat nën hetim


Natyrisht unë nuk pres fillimin e ndonjë procesi që dërgon në Gjykatën e Posaçme në Hagë këta të fundit si në Kosovë, por të paktën nxjerrjen nga politika dhe shpronësimin financiar të tyre, d.m.th. rikthimin në buxhetin e shtetit të pasurive apo fondeve të grabitura qytetarëve në kursin e qeverisjes. Këto i shoh si pritshmëritë më të natyrshme të çdo qytetari, votuesi e taksapaguesi shqiptar. Vetëm kështu edhe mund të rikthehet disi besimi i dëmtuar rëndë ndaj shtetit të së drejtës, por edhe të dekurajohet braktisja e vendit, që me sa duket mbas zgjedhjeve të diskutueshme të 25 Prillit 2021 ka marrë një hov të ri…

Rastet e konfiskimit të pasurive të paligjshme të disa eksponentëve të drejtësisë janë një shenjë që tregon se makineria e ndëshkimit ligjor ka filluar të veprojë, por problem duket se mbetet ndikimi politik dhe shtyrja në kohë për këtë arsye e veprimit të SPAK ndaj politikanëve abuzues me detyrën.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas