Një 38-vjeçar është vendosur në pranga, pasi ka përvetësuar pronën e një shtetasi duke ia shitur një blerësi tjetër.
Mediat bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ish-futbollistin Agron Lila.
Sipas njoftimit policor, Lila, në anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave, ka përvetësuar pronën e G.M., duke ia shitur një blerësi tjetër.
38-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.
Sakaq, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe mashtrimit.
Vihet në pranga 1 shtetas.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontrata” si dhe në bazë të kallëzimit të marrë nga shtetasi G.M., se një shtetas në anë të mashtrimit i kishte përvetesuar pronën dhe se ja kishte shitur dikujt tjetër, menjeherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Si rezultat e veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe punës intenstive u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit : A.L., 38 vjeç, banues në Tiranë
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh ”