Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Përvjetori i Gjergj Kastriotit, çfarë nuk dinit për Skënderbeun!

by ro ot
17/01/2022
in Dikur, Kryesore
1

Gjergj Kastrioti, i njohur si Skënderbeu (nga osmanët, Skënder + titullin beu), ishte një fisnik, luftëtar, udhëheqës ushtarak, Hero Kombëtar i Shqipërisë. Ai lindi më 6 maj 1405 dhe vdiq më 17 janar 1468.

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.



Skënderbeu gjithmonë e nënshkroi veten si Zot i Arbërisë (latinisht: Dominus Albaniae), e nuk pretendoi tituj të tjerë përveç tij në dokumentet zyrtare.

Një anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, ai u dërgua si peng në oborrin perandorak osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit për njëzet vitet e ardhshme. Ai u ngrit sipas gradave, duke kulmuar në emërimin si sanxhakbej i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440.

Veprimtaria

Në vitin 1443 trupat hungareze të komanduara nga Janosh Huniadi u futën në thellësi të Ballkanit dhe në nëntor u ndeshën me ushtrinë osmane duke e thyer. Këtë rast e shfrytëzoi Gjergj Kastriot Skënderbeu për tu kthyer në atdhe. Pasi çliroi Krujën me 28 nëntor 1443 ngriti flamurin e Kastriotëve, flamur të kuq me shqiponjë të zezë dykrenare.

Para krutanëve mbajti një fjalim të zjarrtë. Pa humbur kohë hyri në bisedime me fisnikët shqiptarë dhe me ndihmën e tyre çliroi edhe një varg kështjellash tjera. Në hapësirat e çliruara ndodheshin zotërimet e shumë fisnikëve shqiptarë. Çlirimi i vendit në vitin 1443 ishte fitore historike, por Skënderbeu e kuptoi se për të mbrojtur territoret e çliruara duhej kapërcyer copëtimi politik dhe duhej bashkuar. Prandaj mblodhi në Lezhë një kuvend të fisnikëve shqiptarë, një praktikë tradicionale e shqiptarëve për të realizuar bashkimin dhe bashkëpunimin e tyre. U formua Besëlidhja shqiptare e Lezhës, një aleancë politike dhe ushtarake kryetar i së cilës u zgjodh Skënderbeu. Ai u zgjodh edhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë së përbashkët e cila do të formohej.

Në vitin 1444 forcat shqiptare të komanduara nga Skënderbeu thyen ushtrinë osmane në Betejën e Torviollit. Me 10 tetor 1445 një ushtri osmane prej 9,000–15,000 vetësh nën komandën e Firuz Pashës u nis drejt Shqipërisë nga ana e Prizrenit. Këto lëvizje nuk i shpëtuan Skënderbeut. Osmanët në luginën e Mokrës ndërsa Skënderbeu i sulmoi dhe i shpartalloi me 3500 luftëtarë. Vitin passues ai theu osmanët edhe dy herë tjera, një herë forcat osmane nga Ohri dhe prapë në Betejën e Otonetës me 27 Shtator 1446.

Në vitin 1450 sulltan Murati II erdhi në Shqipëri me një ushtri të madhe dhe rrethoi Krujën. Ushtria osmane sipas një bashkëkohësi kudo ku kalonte “dogji duke i vënë zjarrin çdo gjëjë që takonte”. Skënderbeu qëndroi jashtë kështjellës bashkë me luftëtarët e tij dhe godiste ushtrinë osmane papritur dhe pandërprerë nga drejtime të ndryshme. Duke parë humbjet sulltani urdhëroi asgjësimin e trupave të Skënderbeut duke i ndjekur kudo, por këto ekspedita u kushtuan osmanëve shumë humbje.

Gjendja e osmanëve filloi të keqësohej nga mungesa e ushqimeve për shkak se shqiptarët sulmonin karvanet e furnizimeve. Pas disa muajsh rrethimi të pasuksesshëm, Murati humbi shpresat se mund ta merrte Krujën prandaj me fillimin e stinës së shirave e ndërpreu fushatën ushtarake. Lufta për mbrojtjen e Krujës ishte një ndër fitoret më të rëndësishme të Skënderbeut.

Më 1451, u martua me Donikën, të bijën e Gjergj Arianitit. Skënderbeu u përpoq të siguronte ndihma për të çliruar territore tjera që ishin nën osmanët. Atë vit Skënderbeu dhe Alfonsi V i Napolit nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi si dy zotër të barabartë. Në vitin 1452 sulltani i ri Mehmeti II dërgoi dy ushtri në Shqipëri të cilat u thyen njëra pas tjetrës nga Skënderbeu.

Në vitin 1455 ushtria osmane rrethoi Beratin. Skënderbeu dhe Gjergj Arianiti ishin larguar kur u njoftuan për sulmin e papritur të ushtrisë osmane. Kur arritën në fushbetejë çdo gjë kishte përfunduar. Pas Betejës së Beratit gjendja e brendshme poltike në Shqipëri u keqësua, duke shkaktuar lëkundje te fisnikët shqiptarë.

Moisi Golemi i trembur kaloi në anën e osmanëve të cilët në vitin 1456 e dërguan në krye të një ushtrie osmane në Shqipëri, por ushtria e Skënderbeut e theu keqas. Në vitin 1456 Gjergj Stres Balsha, u shiti osmanëve kështjellën e Modriçit për 30,000 aspra argjendi. Ai u mundua ta fshehë këtë; megjithatë tradhëtia e tij u zbulua dhe ai u burgos në Napoli.

Më 1456 Gjergjit i lindi djalë. Hamza Kastrioti, nipi i Skënderbeut, humbi shpresat se do të trashëgonte principatën pas vdekjes së Skënderbeut dhe iu bashkua osmanëve. Më 27 qershor 1458, Alfonsi V vdiq në Napoli dhe Skanderbeu dërgoi eimsarë te i biri Ferdinandi.

Në vitet 1460–61, ai mori pjesë në luftërat civile të Italisë në mbështetje të Ferdinandit I të Napolit.

Në vitin 1463, ai u bë komandanti kryesor i forcave kryqtare të papa Piut II, por papa vdiq ndërsa ushtritë ende po mblidheshin.

Pas pesë betejave të ashpra që u zhvilluan në vitin 1465 mes ushtrisë shqiptare dhe ushtrive osmane të drejtuara nga Ballaban Pasha, ku shqiptarët dolën fitimtarë, sulltan Mehmeti II mendoi se kishte ardhur koha për një goditje vendimtare të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane.

Në pranverën e vitit 1466 sulltani u nis në krye të gjithë ushtrisë osmane për të rrethuar Krujën. Pas dy muaj luftimesh të ashpra ai u bind se Kruja nuk pushtohej me forcën e armëve prandaj vendosi ta mbante nën një rrethim të vazhdueshëm derisa mbrojtësit e Krujës të dorëzoheshin nga uria. Këtë detyrë ia ngarkoi Ballaban Pashës duke ia lënë drejtimin e ushtrisë osmane në Shqipëri. Krahas rrethimit, forcat e tij do të ushtonin presion të vazhdueshëm në viset e lira shqiptare.

Në prill 1467, Skënderbeu u kthye në atdhe ku me përkrahjen e popullit riorganizoi një ushtri të fuqishme dhe me 19 prill shpartalloi plotësisht ushtrinë osmane të komanduar nga vëllai i Ballabanit, Jonima, të cilin e zuri rob.

Më 23 prill ushtria shqiptare së bashku me mbrojtësit e Krujës sulmuan dhe shpartalluan ushtrinë e Ballabanit duke e lënë këtë të fundit të vdekur.

Së bashku me venedikasit ai luftoi kundër osmanëve gjatë Luftës osmano–venedikase të viteve 1463–79, deri në vdekjen e tij në janar të vitit 1468.

Skënderbeu zhvilloi luftë mbrojtëse dhe për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, ushtria 10,000 anëtarëshe e tij luftoi e fitoi kundër forcave osmane, të cilat ishin vazhdimisht më të mëdha dhe më të furnizuara.

Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman, dhe ai u konsiderua nga shumë njerëz në Evropën Perëndimore si një model i rezistencës së krishterë ndaj myslimanë.

Tags: 6 majGjergj KastriotiSkënderbeu

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
Gënjeshtra “patriotike” e tre vëllezërve të Skënderbeut të helmuar nga Sulltani

Meta: Gjergj Kastrioti, Kryeheroi ynë, simboli më përbashkues....

Comments 1

  1. nikolla says:
    4 years ago

    GJERGJ KASTRIOTI I PATHYSHEM NJERI IDEAL BALLKANIN E SHKATRROJ TURQIA E MBUSHUN ME INJORANTA PUSHTIMI TURK LA DAME TE PAKURIGJUSHME

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In