Një vit nga vrasja e afroamerikanit George Floyd dhe në gjithë SHBA-në po përkujtohet ajo ngjarje e cila solli një solidaritet dhe protesta masive.
Ditën e sotme është vendosur që në shumë qytete pavarësisht pandemisë, të kujtohet Floyd i cili u vra nga polici që i vuri gjurin në fyt.
Presidenti Joe Biden dhe zv/presidentja Kamala Harris do të takohen sot privatisht me anëtarët e familjes së Floyd të cilët nuk e kanë harruar lehtë humbjen e të afërmit të tyre.
Katër oficerë policie u akuzuan pas vrasjes ndërkohë kryesori që akuzohet për autor është Derek Chauvin për të cilin një vendim përfundimtar do të merret muajin tjetër nga drejtësia amerikane.