Ka përfunduar trajnimi 4 mujor i 15 përfaqësuesve të administratës publike shqiptare në institucionet kryesore europiane. Ata u përzgjodhën përmes një procesi shumë të rreptë seleksionimi për të qenë pjesë e një projekti pilot, që ka për qëllim sjelljen e përvojës europiane në fusha të caktuara të administratës publike.
Me këtë rast,në ambientet e Europe Hause u organizua ceremonia e mirëseardhjes së 15 nëpunësve, në të cilën morën pjesë përfaqësues të lartë të shtetit dhe Delegacionit të Bashkimit Europian.
Zëvendësministrja,Senida Mesi në fjalën përshëndetëse theksoi rëndësinë që ka për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian reformimi i Administratës publike dhe sipas saj , pikërisht të rinjtë do të jenë lokomotiva e këtij ndryshimi.
Ndërsa ambasadorja franceze në Tiranë, Znj. Kristina Vasak, vendi i së cilës është një nga kontribuesit e këtij programi, duke ju drejtuar nëpunësve të trajnuar u tha se është përgjegjësia e tyre për të sjellë një frymë të re në institucionet ku ata punojnë dhe për t’i thelluar e shtrirë më tej njohuritë e marra.
Për përfaqësuesin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Stephen Stork, ky program pilot është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të gjatë mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian dhe se e gjithë kjo ka një vlerë shumë të madhe për integrimin e vendit në familjen europiane.
Në këtë event ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Shkollës Kombëtare të Administratës, e cila ishte një nga mbështetëset e programit së bashku me qeverinë shqitare dhe Bashkimin Europian.
Për vetë nepunsit, përvojoja e tyre 4 mujore ishte e jashtëzakonshme. Ata u përzgjodhën nga fusha të ndryshme të ekspertizës – ligje, integrim europian, financë, manaxhim dhe patën mundësi që të kryenin praktika në institucionet më të mira të adinistratës publike në Paris, Strasburg dhe Bruksel. Duke folur për këtë përvojë ata përcollën edhe frymën e re që morën, ndër të tjera, atë të performancës së lartë dhe profesionale dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, që duhet të jetë thelbësore në punën e tyre.