Aktualitet

Përzgjedhja e kandidatëve në PD/ Papa: Nuk refuzoi vetëm Topalli, 300 emrat gati brenda shtatorit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:37 - 16/09/20 |
mapo.al

Anëtarja e Komisionit për Vlerësimin e Kandidatëve për Deputet në Partinë Demokratike, Enriketa Papa, ka deklaruar se formularin e vettingut të selisë blu nuk e ka refuzuar vetëm Jozefina Topalli.


Sipas saj, ka patur edhe figura të tjera të Partisë Demokratike që kanë hequr dorë nga kandidimi nën siglën e PD-së në zgjedhjet e ardhshme.


“Nuk është vetëm zonja Topalli që ka mohuar procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesve politikë të Partisë Demokratike, por ka patur edhe emra të tjerë, jo ndoshta në rangun e zonjës Topalli, por edhe të tjerë të cilët unë nuk e di cilat kanë qenë arsyet që kanë refuzuar plotësimin e formularit”, tha Papa për Report Tv.


Ndërkohë, edhe pse 15 shtatori ishte afati i fundit që do të shënonte mbylljen e fazës së dytë të filtrimit të kandidatëve, Komisioni ka kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e formularëve, duke e shtyrë nxjerrjen e listës përfundimtare me 300 emra për në fund të këtij muaji.


“Komisioni e ka kapërcyer pak afatin e 15 shtatorit edhe për shkak të diskutimeve, argumentevedhe informacioneve shtesë që ne kemi kërkuar. Komisioni është i përqendruar që të mbarojë sa më shpejt procesin edhe për shkak se motorët elektoralë janë ndezur për të gjitha palët dhe serioziteti e përkushtimi është maksimal për ta përfunduar brenda shtatorit shqyrtimin e të gjitha kandidaturave dhe dërgimin për votim në anëtarësi”, shprehet anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD.


Etiketa: , , ,

Pas