Fushata e zgjedhjeve të 25 Qershorit mund të përmblidhet më tre fjalë: E qetë, garë e vërtetë elektorale dhe perëndimore. Përtej incidenteve episodike, si asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka zhvilluar një fushatë, e cila do të mbahet mend për normalitetin e saj në të gjitha aspektet dhe depolitizimin e shtetit gjatë këtij procesi.
Meritat e këtij modeli fushate, padyshim i ka marrëveshja Rama-Basha, që pas një periudhe të tensionuar politike, e çoi vendin drejt një gare demokratike brenda çdo standardi europian.
Tashmë fjala i takon popullit që me votën e të Dielës do të gjykojë mbi besueshmërinë që çdo kandidat për Kryeministër i ka përcjellë. “Lufta” politike në këto zgjedhje ka qenë si kurrë më parë, për faktin se të gjitha partitë garojnë më vete dhe, në këtë kuptim vota e qytetarëve do të jetë e mirëmenduar.
Si në çdo garë tjetër, edhe në politikë duhet të fitojë alternativa më e mirë. Në këto zgjedhje për disa arsye thelbësore, alternativa Rama është më e besueshmja.
Si askush me parë Rama tregoi që është një lider që ndan pushtet. Me marrëveshjen me Bashën dhe zgjedhjen e Metës President, tregoi modelin e një Kryeministri të përgjegjshëm. Për këtë sjellje politike populli shqiptar do ta shpaguajë. Të gjitha shqetësimet për Ramës si i mbipushtetshëm, janë shqetësime false dhe të pabaza. Faktet tregojnë të kundërtën. Çdo forcë politike historike dhe me traditë në një shoqëri, ka detyrimin të garojë për të fituar e vetme nëse vërtet beson se vlerat e saj i duhen një vendi për t’u zhvilluar.
Edi Rama në këto zgjedhje është fokusuar te mënyra e qeverisjes dhe ndryshimi i sistemit politik. Kërkon qeverisjen i vetëm për të rregulluar njëherë e mirë raportin midis vendimmarrjes, përgjegjësisë dhe llogaridhënies, aspekt thelbësor i një demokracie. Deri më tani për shkak të koalicioneve që janë formuar për llogari të mirëfillta pushteti, ka pas një mangësi të theksuar të alternativave politike të qarta, që bazohen te vlerat, idetë dhe programet.
Reformat e ndërmarra, duke filluar nga ajo e arsimit, krijimin e tregut të energjisë, reforma territoriale, formalizimin e ekonomisë dhe kontrollit të territorit, kanë dhënë efektet e tyre pozitive në këta sektorë thelbësorë të shoqërisë dhe ekonomisë. Rruga drejt reformave duhet të vazhdojë edhe më e vendosur.
Rama ka një meritë të madhe në reformimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë duke e çuar atë drejt liberalizmit të majtë ose rrugës së tretë në trend me politikën europiane. Me fitoren e Macron dhe Renzit qe pritet të rikthehet në drejtimin e Italisë por, edhe në shumë vende të tjera, Europa në vitet e ardhshme ka përcaktuar rrugën e saj ideologjike, që do të jetë ajo e reformizmit kundër rrezikut të populizmit, duke u bazuar te konkurrenca dhe liria e tregut në radhë të parë dhe, si pasojë e saj, te rishpërndarja që garanton një shoqëri të drejtë.
Nëse do ta krahasojmë me kandidatët e tjerë për Kryeministër, Edi Rama është në avantazh të theksuar për sa i përket staturës politike. Lulzim Basha edhe pse një politikan i ri dhe premtues, është në këtë betejë për të forcuar lidershipin brenda Partisë Demokratike. Në këtë kuptim, nuk është ende gati për të drejtuar vendin. Ndërsa, Petrit Vasili, për shumë arsye, nuk mund të jetë kurrë gati.
Megjithatë, e rëndësishme në këto zgjedhje është të fitojë demokracia. Le të shpresojmë që e Diela të jetë një ditë feste për të gjithë. Vota është një e drejtë, por, mbi të gjitha një detyrim. Andaj, të gjithë te kutia e votimit!
Po të kishe dhënë 5 arsye që Rama s’ duhet t’i fitojë zgjedhjet do të dukeshe më bindës dhe më i besueshëm. Pesë arsyet e tua bien dhe dalin në dritë të Diellit këto më të fortat; 1. Premtoi dhe nuk realizoi asgjë, përveçse i përdhosi dhe nuk kishte guximin të bënte bilanc as të paraqiste asnjë program për të ardhmen. Ai e kaloi fushatën në mënyrën më qesharake me timon, tepsi e kusi, tuta e batuta pa kuptim 2. Njeriu që mbushi parlamentin, qeverinë e çdo zyrë duke përfshirë edhe policinë , me kriminelë. 3. Mbushi vendin me drogë, duke zënë vendin e parë në Evropë dhe të dytin në botë. 4. Reformat, gjoja, nëse mund t’i quajmë të tilla, kishin pikësynimin të bënin të mundur kapjen dhe kontrollin e çdo digasteri. Qellim djallëzor, inatçor dhe i paskrupullt. 5. Shtoi varfërinë, papunësinë dhe pasigurinë. Vrau shpresën e çdo shqiptari dhe i detyroi me politikat e tij të mbrapshta të ikin nga sytë këmbët. Ai ka edhe shumë “merita” të tjera, por vetëm këto mjaftojnë për ta hedhur tek kazanët që i don aq shumë dhe është i detyruar që prej andej të flasë broçkulla ditën dhe natën, siç mund të këndojë një gjel në majë të plehut.
“Si asnjehere me pare, Rama perfaqesoi modelin e kryeministrit qe ndan pushtet ” ??????
E gjithe fushata e Rames tregoi te kunderten. Ai ne kete fushate u ankua se nuk arriti dot te kishte pushtet absolut prandaj edhe deshtoi. Do te ngelet ne kujtesen historike te politikes shqiptare, historia komike e tepsise ku te tjeret e paskeshin lene me lugen bosh, kur ai si kryeminister u dallua ne keto kater vjet, si i vetmi kryeminister qe ju doli kunder e i beri armiq si parti te djathta, edhe te majta.
E pra ai po kerkon me kembengulje per te mos ndare pushtetin me te tjeret, por te jete vetem ai qe te vendose per gjithshka.
Nese autori e ka fjalen per ate qe ndodhi nje muaj para zgjedhjeve, nuk ka besoj asnje shqiptar naiv qe te besoje, se ishte ai qe e deshiroi lenjen e me shume se gjysmes se pushtetit opozites. Ne perzgjedhjen midis vetes dhe ekipit, ai preferoi veten e dorzoi ekipin qe vete e kishte perzgjedhur.
arsyeja numer 1 esht se ti don lesh negjmije falas dhe 4 vite.rama e tahiri te mbjellin kanabis e ti te kesh pagen.keto zgjedhje nuk i pranon be.ju morri lumi.ku ke par te therrasesh policin te te mbledh vota siq mblidhnin kananis policet e rames.
Ervis,ne drejtim te komunikimit publik,nuk je keq,por te thuash se Rama forcoi PS,ja fut kot.Rama jo vetem nuk respektoi statutin e PS,por e zhduku fare.Per te tjerat,komentuesit para meje,t’i kane renditur sakte.Por ke harruar deklaraten e fameshme te pronarit tend,qe i tha:Zoti K/minister,t’i nuk e din,por ke qeverisur shume mire.Kjo deklarate,ne fakt,tregon te kunderten e asaj qe deshironte t’i thonte.Me kete,ai e ben Ramen aq budalle,sa qe nuk ditkerka,qe paska qeveris mire.Ne fakt ka te drejte,sepse Rama nuk e din qe ne fakt ka qeverisur shume keq.Pre,ju,bashke me pronarin tend,duke dashur te ngrini vlerat e pronarit real te te dyve,e keni telendisur me teper se opozitaret e tij.