Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pesë stadet e demencës, kush rrezikohet prej saj

by mapo.al
27/09/2019
in Kryesore, Shëndeti
0
[ File # csp11034193, License # 2654497 ]
Licensed through http://www.canstockphoto.com in accordance with the End User License Agreement (http://www.canstockphoto.com/legal.php)
(c) Can Stock Photo Inc. / gajdamak

[ File # csp11034193, License # 2654497 ] Licensed through http://www.canstockphoto.com in accordance with the End User License Agreement (http://www.canstockphoto.com/legal.php) (c) Can Stock Photo Inc. / gajdamak

Rreziku për demencë përfshin moshën, histori familjare, përdorim të tepruar të alkoolit, rëndim të arterieve, presion të lartë të gjakut, nivele të larta kolesteroli dhe duhanpirjen.

Demenca nuk është një sëmundje në vetvete, por është një term i përdorur për të përshkruar një grup simptomash. Këto përfshijnë humbjen graduale të kujtesës, rënien e aftësisë për të menduar dhe arsyetuar, si dhe probleme me komunikimin. Këto simptoma shkaktohen nga disa gjendje dhe çrregullime.



Rreziku për zhvillimin e demencës rritet në mënyrë dramatike me moshën, por ka shumë persona në moshë të re me probleme demence.

Në fakt, demenca konsiderohet ndër sëmundjet më të keqinterpretuara ditët e sotme. Shumë njerëz, në shumë vende, besojnë se demenca është një rezultat i paevitueshëm i moshës dhe për pasojë nuk kërkojnë trajtim për familjarët e tyre, kur ata shfaqin shenja të humbjes së kujtesës apo simptoma të tjera të demencës. Të tjerë mendojnë se çdo episod harrese i atribuohet demencës, por asnjë nga këto përcaktime nuk është i saktë. Shpesh demenca ngatërrohet me sëmundjen Alzheimer.

Rreziku për demencë përfshin moshën, histori familjare, përdorim të tepruar të alkoolit, rëndim të arterieve, presion të lartë të gjakut, nivele të larta kolesteroli dhe duhanpirjen.

Shkaqe të demencës janë faktorët të cilët çojnë në dëmtim të neuroneve. Kur qelizat e trurit dëmtohen, ato humbin aftësinë e tyre për të komunikuar me qelizat e tjera duke shkaktuar mosfunksionim.

Tipet e demencës

Tipet më të përhapura të demencës janë:

Demenca Alzheimer/ sëmundja Alzheimer është forma më e zakonshme e demencës. Shkaku nuk është identifikuar ende.

Demenca vaskulare është forma e dytë më e përhapur e demencave dhe u detyrohet goditjeve të shumëfishta që ndodhin në tru.

Demenca frontotemporale është e lidhur me një atrofi të dukshme apo tkurrje të lobeve frontale dhe temporale në tru.

Demenca e trupit Lewy /sëmundja e trupit Lewy shkaktohet nga trupat Lewy, të cilat janë disa lëmshe anormale të proteinave të caktuara të vendosura brenda neuroneve.

Sëmundja Creutzfeldt-Jakob është një gjendje e rrallë, ku një proteinë jonormale shkakton shkatërrimin e qelizave të trurit dhe demencë.

Sëmundja Huntington shkakton te pacientët e prekur lëvizje karakteristike jonormale, të quajtura chorea. Këto lëvizje përcaktojnë edhe diagnozën. Gjithsesi, në disa raste mund të shfaqen edhe probleme me kujtesën.

Demenca alkoolike shkaktohet kur pacientët pinë shumë alkool dhe zhvillojnë mungesë të një prej vitaminave B.

Demenca e përzier i referohet pacientëve që kanë të dhëna për dy ose më shumë tipe demencash. Sëmundja Alzheimer dhe demenca vaskulare janë kombinimi më i zakonshëm në demencat e përziera.

Stadet e demencës

Përgjithësisht demenca kategorizohet në kategorinë e lehtë, e moderuar dhe e rëndë. Ndonjëherë pacientët mund të duket sikur janë në dy stade në të njëjtën kohë, gjë që varet nga simptomat që ata shfaqin. Stadet e ndryshme të demencës nuk mund të përdoren për të parashikuar se sa shpejt gjendja e dikujt mund të avancojë, dhe nëse pacientët mund të qëndrojnë në një stad për shumë vjet apo edhe për pak muaj. Çdo pacient ka progres të ndryshëm të sëmundjes.

Në mënyrë më specifike janë përcaktuar edhe stadet e mëposhtme të demencës, të cilat përdoren shpesh kur diagnostikohet një demencë progresive. Këto stade përfshijnë:

Stadi 1: Nuk ka dëmtim; pacienti nuk ka probleme.

Stadi 2: Ka dyshime për dëmtime të mundshme; pacienti fillon të ketë vështirësi, por gjithashtu mund të funksionojë mirë në mënyrë të pavarur.

Stadi 3: Dëmtim i lehtë; pacienti fillon të ketë probleme që të funksionojë i pavarur.

Stadi 4: Dëmtim i moderuar; pacienti ka nevojë për ndihmë në kujdesin për veten sikurse edhe për aktivitetet e përditshme.

Stadi 5: Dëmtim i rëndë; pacienti është krejtësisht i paaftë të veprojë në mënyrë të pavarur.

Tags: demencafazatrrezikusëmundja

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
Next Post
Princi saudit i kurorës flet për përgjegjësinë e vrasjes së Khashogi

Princi saudit i kurorës flet për përgjegjësinë e vrasjes së Khashogi

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: g[email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In