Kronika

Pesë të ekzekutuar brenda një javë, krimi nuk ndalet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:57 - 22/03/19 |
mapo.al

Të dhënat për krimet që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë kësaj jave do ishin të ngjashme për republikat e Amerikës Qëndrore. Brenda vetëm një jave janë shënuar pesë vrasje, që kanë tronditur opinionin publik.






Më 15 mars, të premten e një jave më parë, u qëllua Esat Kotorri, pronari i një furre buke në Kavajë. Për fat të keq, Kotorri ndërroi jetë fiks një javë më pas.


Ndërkohë të shtunën, teksa po vraponte në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, u qëllua për vdekje Haxhi Baçinozi, një ish-i dënuar politik.







Krimi vazhdoi që të godasë sërish në zemër të Tiranës. Këtë herë u ekzekutua një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Jurgen Kurti u vra të hënën pranë banesës së tij.




Lexo edhe :  Sulmi me shigjeta dhe harqe, autoritetet norvegjeze: Ishte terrorist

Java nisi me vrasje dhe do vazhdonte kështu. Në mesjavë u qëllua për vdekje Nard Polia në Shkodër. Ai njihej si një pronar biznesi në zonën e Thethit.



Nuk ishte e thënë që java të mbyllej me qetësi. Të premten në mbrëmje u ekzekutua një avokat i njohur. Ravik Gurra, avokat i Emiljano Shullazit dhe familjes Çapja u vra në Elbasan në një lokal.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas