Kryesore

Pesha e papërballueshme e borxhit dhe litari i Kapexhiut














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:09 - 07/07/20 |
mapo.al

Mjeshtri Kapexhiu, ka sjellë sot në numrin e gazetës Mapo, peshën e madhe të borxhit që po krijon Edi Rama.






Përmes simbolikës, ai nxjerr një thes që sa vjen e rritet me defiçit, pra me mungesën e të ardhurave, që tashmë nuk po kontrollohet më, por po e merr Ramën me vete. Karikatura e Kapexhiut po bëhet shumë shpejt virale në rrjet.


Dy ditë më parë, u mësua prej aktit normativ të qeverisë, se, Buxhetit të Shtetit, i mungojnë 1.2 miliardë euro, si pasojë e mosarkëtimit nga doganat e tatimet, kryesisht për shkak të pandemisë.







Sipas Arben Malajt, që foli për gazetën Mapo, këto të dhëna, e çojnë borxhin në 10 përqind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, një shifër e pahasur më parë.



Malajt thotë se për shkak të këitj borxhi, shumë shpejt vendi do të ballafaqohet me një krizë të fortë, çka do të diktojë shkurtimin e shumë shpenzimeve. Që në thelb, do të thotë të mos ketë para për shtim rrogash e pensionesh, apo për investime në shëndetësi e arsim.

Lexo edhe :  Angela Merkel nesër në Tiranë, rrugët që do të bllokohen


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas