Kryesore

Peshk, bishtajore dhe drithëra kundër artritit reumatoid





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:11 - 29/03/19 |
mapo.al

Te të sëmurët me artrit reumatoid duhet të trajtoni edhe problemet me hekurin, sepse kjo patologji mund të shkaktojë rënie të nivelit të hekurit të gjak


Kjo është një dietë “e saktë” mesdhetare e bazuar në kthimin në origjinën e saj, e cila përqendrohet më shumë në një dietë vegjetarianë dhe peshk- e cila ka veti antiinflamatore, ideale për ata që vuajnë nga artriti reumatoid. Përzgjidhni peshkun në gjithë varietetin e tyre, pasurimi i regjimit ushqimor me ushqime që përmbajnë tre antioksidantë natyralë, sikurse janë vitamina C, vitamina E dhe likopeni. Prandaj hani sa më shumë agrume, brokoli, lulelakër dhe frutat e pyllit. Arrat e Brazilit janë shumë të mira, pasi janë të pasura me selenium, mineral për të cilin kanë mungesë personat që vuajnë nga artriti reumatoid, sikurse janë edhe mungesa e vitaminës B6, kalcium, folate dhe magnezium. Konsumi domate, edhe të gatuara qofshin ato janë shumë të mira për shëndetin tuaj. Shalqiri, sidomos tani që po vjen vera, është fruti ideal për ditët e ngrohta të verës. Konsumoni vajin e ullirit ekstra të virgjër. Kujdes! Duhet patjetër të reduktoni konsumimin e mishit dhe djathit. Te të sëmurët me artrit reumatoid duhet të trajtoni edhe problemet me hekurin, sepse kjo patologji mund të shkaktojë rënie të nivelit të hekurit të gjak. Ndaj dhe këshillohet që të konsumoni sa më shumë peshk, bishtajoret dhe drithërat integrale. Kështu, me konsumimin e peshkut përveçse furnizoheni me omega 3, në këtë sëmundje peshku ndihmon edhe në përthithjen e kalciumit. Edhe yndyrat e mira bëjnë mirë, kështu një mëngjes ideal do të ishte një fetë bukë me avokado, i pasur me vitaminë, me pak vaj ulliri dhe limon. Djathi 1-2 herë në javë dhe gjithashtu për vezët një konsum më të mirë “të moderuar”.



Acidet yndyrore omega 3


Acidet yndyrore omega 3 nxisin çlirimin e materieve, të cilat do të reduktojnë inflamacionin dhe dhimbjet. Peshku i yndyrshëm, i cili është burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3, përmban edhe vitaminë D, e cila parandalon ënjtjen dhe dhimbjet. Çdo ditë konsumoni më së paku 1g të acideve yndyrore omega 3. Për shembull, 115 gramë salmon përmban rreth 1.5 gram të acideve yndyrore omega 3. Nëse nuk jeni adhurues të peshkut, hani arra të cilat në një çerek filxhani përmbajnë 2.27 g acide yndyrore omega 3 ose fara liri, të cilat në vetëm 2 lugë përmbajnë 3.51 g acide yndyrore omega 3. Rriteni konsumimin e vitaminës D duke pirë dy filxhanë të qumështit me përqindje të ulët yndyre në ditët kur nuk konsumoni acide yndyrore omega 3. Çdo ditë kaloni 10 deri 15 minuta në natyrë sepse dielli do të nxisë prodhimin e vitaminës D në trup.

Vaji i ullirit ekstra i virgjër

Sipas hulumtimit të shkencëtarëve amerikanë, vetëm 3 lugë të vajit ekstra i virgjër të ullirit do të ketë efekt si ibuprofeni. Një lugë vaj ulliri përmban rreth 119 kalori, prandaj mos e teproni. Shtoni 3 lugë të vajit të ullirit ekstra virgjër në sallatë për të marrë sasinë optimale ditore të vajit.

Vitamina C

Vitamina C mbron kolagjenin, një nga komponentë kryesorë të kërcit. Sasia e pamjaftueshme e vitaminës C në trup do të rrisë rrezikun nga krijimi i artritit dhe do të përkeqësojë simptomat e tij. Megjithatë bëni kujdes me konsumin e vitaminës C nëse vuani nga osteoartriti sepse me një hulumtim është dëshmuar që sasia e tepruar e vitaminës C mund të përkeqësojë simptomat e osteoartritit. Konsumoni 200 deri 500 mg vitaminë C në ditë. Një gotë brokoli ose një portokall do t’ju ofrojë rreth 200 mg vitaminë C. Po ashtu mbani mend që më së miri është që vitaminën C ta konsumoni përmes ushqimeve dhe jo shtesave.

Arrat braziliane

Përmbajnë sasi të madhe të selenit, rreth 272 mikrogramë në vetëm 3 deri 4 arra. Niveli i ulët i selenit mund të përkeqësojë simptomat e artritit dhe të shkaktojë artritin reumatoid. Seleni përmirëson veprimin e antioksidantëve, të cilat pastaj në mënyrë më të suksesshme reduktojnë nivelin e radikaleve të lira, përmirësojnë dëmin të cilin e kanë shkaktuar radikalet e lira dhe mbrojnë qelizat. Konsumoni 55 deri 200 mikrogramë selen në ditë; nëse nuk jeni adhurues i arrave braziliane, konsumoni ton, gjeldeti dhe gjedhi dhe drithëra.

Qepa dhe preshi

Qepa dhe preshi përmbajnë kuecertinë, antioksidantin i cili redukton inflamacionet, ngjashëm si aspirina dhe ibuprofeni. Nëse shqetësoheni për kundërmimin e gojës hani lakër jeshile, domate ose molla sepse po ashtu përmbajnë kuercetinë. Gjithsesi duhet të hani rreth gjysmë filxhan ushqim i cili është i pasur me kuercetin.

Frutat

Shkencëtarët kanë konstatuar që qershitë kanë veprim antiinflamator dhe që mund të lehtësojnë dukshëm simptomat e artritit. Ato përmbajnë antocianinë, ndërsa atë mund ta gjeni te boronica, patëllxhani dhe rrushi i zi. Antocianina është antioksidant i shkëlqyeshëm, që do të reduktojë nivelin e radikaleve të lira në trup. Hani gjysmë filxhani me qershi që mund të jenë të ngrira, ose nga konserva, të thata ose pini një filxhan lëng.

Çaji jeshil

Çaji jeshil ka veçori të shkëlqyeshme antioksidative, redukton nivelin e radikaleve të lira në trup, inflamacionin dhe dhimbjet. Çaji jeshil nuk do të largojë dhimbjen në tërësi, por gjithsesi do të ndihmojë. Pini 3 deri 4 filxhanë çaj jeshil. Megjithatë reduktoni konsumimin e çajit ose mos e pini në orët e pasdites nëse jeni të ndjeshëm në kafeinë për të mos pasur probleme me gjumin.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas