KMR

Peshkatari shpëton beben: Historia që ka befasuar botën









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:25 - 05/11/18 |
mapo.al

Një peshkatar nga Zelanda e Re i shpëtoi jetën një bebe vetëm 18-muajshe në oqean. Historia ka pushtuar faqet e para të mediave dhe është cilësuar si një mrekulli e çuditshme, shkruan BBC.



Gus Hutt po peshkonte kur vuri re diçka që po pluskonte mbi ujë. Ai fillimisht mendoi se ishte një kukull.


“Mendova se ishte një kukull. Edhe kur e kapa për krahu, sërish mendoja se ishte kukull. Fytyra dukej si porcelan. Por më pas lëshoi zë dhe mendova: Oh Zot, qenka bebe dhe qenka gjallë”.




“Mendoj se kishte shumë fat ai fëmijë. Një minutë më vonë dhe nuk do e shihja më”.



Por si përfundoi bebja në ujë? Familja e tij kishte shkuar për kamping në plazh dhe kishte ngritur çadrën. Por bebja ishte arratisur nga çadra duke hapur zinxhirin. Më pas ishte nisur drejt oqeanit, i entuziazmuar pasi po shihte ujin”.


Mamaja e fëmijës thotë se u shokua, por më pas u lumturua.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas