Aktualitet

Pësoi arrest kardiak, Eriksen: Jam mirë, shpresoj të kthehem shpejt














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:36 - 13/06/21 |
mapo.al

“Jam mirë, shpresoj të kthehem së shpejti”. Fjalë që sjellin lehtësim dhe shpresë, të lëshuara këto nga goja e Christian Eriksen, i cili vetëm një ditë më parë, tronditi të gjithë botën e futbollit nga incidenti që ndodhi dje gjatë ndeshjes me Finlandën, ku zemra i ndali, por u rikthye sërish në jetë falë ndërhyrjes së mjekëve






Këto fjalë, Eriksen ia ka transmetuar drejtuesve të klubit të tij, Interit, të cilët kanë shprehur hapur shqetësimin ashtu sikurse të gjithë, për ato pak minuta dramatike, që mund të rezultonin dhe fatale për të riun.


“Eriksen na dërgoi një mesazh mbrëmë. Ai demonstron harmoninë që ekziston brenda klubit tonë”, tha CEO i Interit, Bebe Marotta, për mikrofonat e Rai.





“Menduam që e gjitha do të ishte situatë dramatike. Por falë ndërhyrjes së shokëve të ekipit të Eriksen te Danimarka, por edhe stafit mjekësor, gjendja e tij është e mirë.



Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë treguar dashuri për Interin, sporti ka provuar që ka vlera tepër të larta, sa i përket episodeve të tilla. Eriksen tashmë është në duart e mjekëve danezë, ndërsa mjekët tanë, janë në kontakt të vazhdueshëm me ata”, përfundoi Moratta.

Lexo edhe :  Momenti prekës kur bashkëshortja e Eriksen e përlotur futet në fushë (FOTO)


Sakaq, për gjendjen e Eriksen ka folur mjeku i klubit zikaltër, Piero Volpi, i cili për mediat italiane ka thënë:

Ne kemi kaluar një kohë të keqe, jo unë, por e gjithë familja jonë Interiste. Në ditët e ardhshme ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të thelluara. E rëndësishme është që është mirë. Ai s’ka paraqitur asnjë problem më përpara, asnjë, qoftë edhe një hije dyshimi që të kuptohet që ka pasur problem.

Kujtojmë që ditën e djeshme, të gjithë futbollistët zikaltër, i shprehën mbështetjen mikut të tij Chris. I pari që e bëri këtë, ishte Romelu Lukaku, i cili, golin e parë që shënoi në këtë Evropian, ia dedikoi mesfushorit.

Në të njëjtën linjë eci edhe Hakimi, që po ashtu, golin që shënoi me kombëtaren e tij Marokun, ia dedikoi danezit.

Futbollistët e tjerë zikaltër, por jo vetëm, reaguan me anë të rrjeteve sociale, ku të gjithë, ishin të shqetësuar për shëndetin e Eriksen dhe i uronin rikthim sa më të shpejtë.

LEXO EDHE:

Profesori i kardiologjisë flet për BBC: Eriksen mund të mos luajë më futboll

13


Etiketa: , ,

Pas