Në një prononcim për mediat, mjekët të cilët e kanë nën kujdes Haxhian, shprehen se gjendja kritike për të ka kaluar. Ai është mirë dhe ka dalë nga reanimacioni. Avokati Haxhia, u shtrua me urgjencë mbrëmjen e 10 tetorit në një spital privat në kryeqytet ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
***
Maks Haxhia është një emër i njohur i avokatisë shqiptare, pasi ka mbrojtur shumë personazhe “VIP”, në procese të ndryshme gjyqësore. Mes tyre janë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe pronari i “Arbri-Garden” Arbër Çekaj, “bosi” i 613 kg kokainë, sasisë më të madhe të futur në Portin e Durrësit një vit më parë. Vite më parë, Maks Haxhia ka ushtruar edhe detyrën e Kryeprokurorit të Republikës. Ndërsa aktualisht është kryetar i Dhomës së Avokatëve.
LEXO EDHE: