Këngëtarja e njohur Adele ka pësuar ndryshim drastik në fizik. Në fotot e fundit, të realizuara përgjatë festës së ditëlindjes së reperit Drake, ajo duket krejtësisht si një tjetër njeri; më elegante se kurrë më parë.
E veshur me një fustan të zi dhe elegant, që i ekspozon supet, Adele shihet se ka humbur shumë kilogramë. “Dikur qaja, por tani djersis”-ka shkruar këngëtarja krahas fotove të postuara në “Instagram”, duke treguar për të disatën herë aftësinë e të bërit humor.
Me ç’kuptohet, Adele e ka lënë pas krahëve divorcin me Simon Konecki, si dhe i është përkushtuar plotësisht kujdesit ndaj vetes. Risjellim në vëmendje se këngëtarja britanike po përflitet për një lidhje dashurie me reperin Skepta.
<
►
>
1
Etiketa: Adele