Kryesore

Peter Tiede: Do publikoj materiale të tjera nga dosja 339/1






               Publikuar në : 22:00 - 06/06/19 |
mapo.al

Peter Tiede, gazetari gjerman i “Bild”, që publikoi dje 6 përgjime të reja nga dosja 339/1, ku dëgjohet Astrit Avdylaj me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, mes tyre edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako flet në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24. Ai tregon se ra në kontakt me materialin e publikuar falë kontakteve që ka pasur në Shqipëri.


“Unë kam pasur kontakte me hetues dhe policë shqiptarë, të detyruar të largohen nga Shqipëria, me hetues, oficerë të policisë gjyqësore”, tha Tiede.

Ai shtoi ndër të tjera se ka edhe materiale të tjera nga dosja 339/1 dhe se do t’i publikojë edhe ato.

Kurse gazetarja Klodjana Lala tha se e ka takuar gazetarin gjerman, Tiede një muaj e gjysmë përpara dhe për këtë deklaratë mban përgjegjësi të plotë.

Po kështu ajo u shpreh se Peter Tiede kishte kryer takime me prokurorë e zyrtarë të tjerë të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

“Peter Tiede e kam takuar para gjykatës së krimeve të rëndë një muaj e gjysmë më përpara, ditën kur shqyrtoheshin ën gjykatë masat e sigurisë për protestuesit. Kam qendruar me të pasi ai kishte përfunduar disa takime me zyrtarë të gjykatës apo Prokurorisë së Krimeve të Rënda”, tha Lala.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas