Gazetarja britatinike Alice Elizabeth Taylor rrezikon të dëbohet nga Shqipëria pasi nuk i është rinovuar leja e qendrimit. Ajo vetë ka deklaruar se qeveria po hakmerret pas disa shkrimeve kritike.
Sakaq, Kastriot Çipi ka çelur një peticion online kundër dëbimit të gazetares britanike. Ai i kërkon Presidentit të Republikës Ilir Meta ti japë nënshtetësinë shqiptare Taylor-it.
Në peticion shkruhet:
Alice Taylor, bashkëpunëtore e rregullt e portalit kritik ndaj Qeverisë, Exit.al dhe autore e blogut “The Balkanista”, u bë objekt i një fushate shpifjesh nga mediat proqeveritare, por edhe deputetë e ish-deputetë socialistë, pas intervistës së saj në televizionin Russia Today.
Me një arsyetim të llojit “Ç’deshe në makinën e ambasadës jugosllave”, Alice Taylor u akuzua deri edhe si agjente ruse, në vazhdën e fushatës mediatike të Qeverisë, që synon të përbaltë çdo zë kritik ndaj saj. Fushata nuk kurseu as partnerin e saj shqiptar, megjithëse ai ka një profil të ulët publik dhe nuk ka bërë deklarata publike kundër Qeverisë. Pas kësaj, erdhi reagimi “vigjilent” i organeve të punëve të brendshme: refuzimi i lejes së qëndrimit për “spiunen ruse”.
Ne, qytetarët shqiptarë, firmëtarë të këtij peticioni, e konsiderojmë këtë akt paprecedent të organeve të punëve të brendshme një turp kombëtar. Refuzimi i lejes së qëndrimit të një gazetareje të huaj është një akt që na rikthen në kohën e errët të diktaturës komuniste.
Nëse shtojmë këtu faktin se gazetarja Alice Taylor është edhe shtatzënë dhe do të lindë së shpejti një fëmijë me baba shqiptar, refuzimi i lejes së qëndrimit bëhet një fyerje e rëndë e kulturës shqiptare të mikpritjes dhe një akt i pastër antishqiptar.
Në këto kushte, ne, qytetarët shqiptarë, firmëtarë të këtij peticioni, ju kërkojmë t’i jepni nënshtetësinë shqiptare gazetares Alice Taylor, për ta shlyer sa më parë dhe një herë e mirë këtë turp dhe për të na kthyer dinjitetin tonë si nënshtetas shqiptarë.
Eshte turp kombetare nese nuaes sone nuk i jepet leja te jetoje me ne.
Meta i dha shtetësinë antishqiptarit Janullatos (në kundërshtim me të gjithë paraardhësat e tij), asht e paimagjinushme që t’ia mohojë atë Nuses shqiptare, e cila shpejt do të thirret NANË SHQIPTARE!
Nderime dhe i lumtë Kastriotit dhe të gjithë atyne që i bashkohen këtij peticioni, i cil, në nji ambjent politik normal nuk do t’ishte i nevojshëm!
Gjon Bhçaj!
N.Q.S. KJO ZONJE KA SHKELUR REGULLAT E RINOVIMIT TE LEJE QENRIMIT I KUJT ESHTE FAIJI.TE PAGUAJ GJOBEN, DHE TE BEJ RINOVIMIN SI NE GJITHE BOTEN