Aktualitet

Peticion për ndryshimin e sistemit, jo më pushteti te kryetarët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:09 - 22/04/19 |
ro ot

Rrëzimi i kastës politike, që kryen “rrotacion” mes vetes, por pa ndryshuar thelbin qeverisës, është kryefjala e çdo të pakënaquri, që në vendin tonë janë të shumtë, por për të shembur një sistem me rrëjë të thella prej tre dekadash, të pakët janë ata që angazhohen. Ndoshta diçka po lëviz!


“Shqipëria është shumë e rëndësishme për tu lënë në dorë të atyre që e kanë rrjepur për 30 vite. Qindra qytetarë u bashkuan në pak orë për të kërkuar ndryshimin e sistemit. Vendimet nuk duhet ti marrin më kryetarët, por qytetarët. Mos rri mënjanë por na jep një dorë të bëhemi mijëra, qindra mijëra në ditët në vijim. Firmos peticionin!”-thuhet në qëndrimin e nismës thurje.


Peticioni ka mërrë mbështetje të madhe, kryesisht virtuale në rrjetet sociale, ndërsa nuk kanë munguar as firmat në mbështetje të inciativës në stendat e ngritura në Tiranë. Një prej persona aktiv që ka ndërrmarrë këtë ide, në kulmin e përplasjeve politike në vend është Endri Shabani. Në Shqipëri njihet si mjaft aktiv në organizata të shoqërisë civile, ndërsa tashmë Endri Shabani, doktor i Shkencave Politike në Universitetin e Oxfordit, dhe pedagog në Paris, është një prej shumë aktivistëve që po artikulojnë ndryshimin e sistemit politik në vend.


“Sistemi politik në Shqipëri ka dështuar. Këtu nuk e kam fjalën për PS, PD apo LSI, e kam fjalën për sistemin politik pavarësisht kush është në pushtet. Kemi një jetë që fatin na e caktojnë katër burra si t’ju dojë qejfi. Para 20 vitesh Ramën e kishim ministër e Metën kryeministër, ndërsa pas 20 vitesh Ramën e kemi kryeministër dhe Metën e kemi president. Kemi 30 vite që kemi ngelur në vendnumëro”-shprehet Shabani. Sipas tij e gjithë elita politike në këto 30 vite për interesa tërësisht të ngushta ka destabilizuar vendin.


A është koha që nga virtuale të kthehet në nismë të prekshme? Kjo mbetet për tu parë, pasi forcat politike kanë ditur të shtypin që në gjenezë çdo nismë të re. Sindikalizmi është inekzistent, shoqëria civile mbetet e ndarë “politikisht”, ndërsa reagimi qytetar ka qenë gjithnjë minor, para makinerisë politike të pushteteve.

Endri Shabani


Etiketa: , , ,

Pas