Aktualitet

“Hoqi veten jo Cakajn”- Vasili: Presidenti duhet të shkarkojë Ramën si ministër








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:05 - 29/12/20 |
mapo.al

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar veten, jo Gent Cakajn si ministër i Jashtëm, pasi betimin tek Presidenti Meta e bëri Rama për këtë post ministor, dhe më pas e ngarkoi Cakajn duke i lënë detyrën. Sipas Vasilit, kreu i shtetit duhet të shkarkojë Ramën e jo Cakajn.



Postimi i plotë


Çfarë budallëku kolektiv, or mediatikë iku Rama jo Cakaj hiçi. Edi Rama hoqi veten dhe nuk hoqi Cakën.
Kryeministri Edi Rama hoqi Ministrin e Jashtëm Edi Rama.



Budallëk kolektiv, ca se i paguan KM ca se nuk thellohen, që përsërisin si budallenj, që ikuCaka dhe erdhi Xhaçka. Ky është kryeministri për faqe të zezë që ka Shqiperia, që bën sikur pranon dorehëqjen e Cakës që nuk ekziston.



Mirë kryeministri që është në ditë të hallit, po këta mediatike e diplomatike që lanë nam, përse nuk e pyesin Edi Ramen pse dha dorëheqjen si ministër i Jashtëm. Presidenti i Republikës sipas kushtetutes do të shkarkojë Edi Ramën dhe jo Cakën hiçin.

Lexo edhe :  Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në Jon, Vasili: Largimi i tradhtarit Rama, mision i shenjtë patriotik


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas