Kryesore

Peza: Fatos Nano ka pranuar ftesën! Lubonja: Figurë e diskretituar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:40 - 19/03/19 |
mapo.al

Alfred Peza, sekretar për mediat në PS, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Dita Jonë” në A2CNN nga ku foli për kongresin e 23 marsit të Partisë Socialiste.


Peza tha se kongresi është i parashikuar muaj më parë dhe është një kongres elektoral. “PS vazhdon axhendën politike të vendosur muaj më parë, pa ditur se çdo të ndodhte sot. PS do të shkojë në zgjedhje, me apo pa PD. Axhendën nuk e dikton dot asnjë nga partitë politike, por vullneti i popullit shqiptar. Strukturat e PS do të përfaqësojnë edhe nëse Dako apo Sejdini do të jenë sërish kandidatë për kryetarë bashkie”.


Një ditë më parë, A2CNN raportoi se për kongresin e 23 marsit të PS i është dërguar ftesë edhe ish-kryeministrit Fatos Nano, për të cilin Peza u shpreh se e ka pranuar ftesën.


Kurse Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha dje se do të donte shumë që Fatos Nano të merrte pjesë në këtë Kongres të rëndësishëm të socialistëve.


“Ftesa për Fatos Nanon? Zoti Nano është lider historik i PS-së, personalitet që i ka dhënë shumë politikës shqiptare. Unë do të shpresoja shumë që të ishte pjesë e punimeve të Kongresit”, u shpreh Balla.

Po dje, analisti Fatos Lubonja komentoi ftesën që i është çuar ish-kryeministrit Fatos Nano për të marrë pjesë në kongresin e PS.

“Fatos Nano është një figurë e diskretituar. Çfarë përfaqëson Fatos Nano? Asgjë nuk përfaqëson, përveçse fillimin e së keqes së këtij sistemi, që u pasua më pas nga Sali Berisha. Është qesharake ta diskutosh Fatos Nanon”, u shpreh Lubonja.

Ku ndryshon Fatos Nano nga Edi Rama?


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas