Aktualitet

Pezullim nga puna për ata që nuk vaksinohen? Si përgjigjet Manastirliu














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:46 - 30/08/21 |
mapo.al

Vaksina do të jetë e detyruar për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët. Vendimi u njoftua sot nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve.






Ministrja theksoi se ky vendim është marrë pasi situata në vend është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa këto tre kategori janë edhe më të riskuarat për të marrë infeksionin.


E pyetur nga gazetarët nëse do të ketë masa si pezullim nga puna për ata që nuk pranojnë të bëjnë vaksinë ndonëse janë të detyruara, Manastirliu tha se nuk është ky qëllimi parësor.







“Për sa i përket vendimit të marrë nga komiteti por me rekomandim të komitetit të ekspertëve të vaksinimit. Këto vendime që merr ky komitet janë rekomandime të komiteteve që janë ngritur.




Janë vendime që pas një vlerësimi të thelluar të situatës të përqindjes së grupeve të rriskuara vijnë si obligime për të rritur mbulesën për grupet e rriskuara. Po ju jap vetëm një të dhënë nga një studim i fundit ku është vlerësuar që një mësues i pavaksinuar në një klasë dhe që nuk mban maskën infekton gjysmën e klasës.



Risku për të shpërndarë infeksionin është shumë i lartë në momentin që nuk vaksinohesh apo nuk zbaton masën. Nuk është qëllim në vetvete vendosja e pezullimeve apo masave.

Është një nxitje më shumë drejt vaksinimit. Ky është qëllimi parësor. Ndaj shtatori do të jetë një muaj i hapur, ku puna jonë nuk do të ndalet për të rritur mbulesën vaksinale. Duke filluar nga tetori do të kemi sërish komunikime për të saktësuar masat,” u shpreh ministrja.

1


Etiketa: , , , ,

Pas