Oficeri Hekuran Bregu është komanduar ditën e sotme në krye të Operacionit Forca e Ligjit.
Bregu është një oficer me eksperiencë në hetimin e krimeve të rënda dhe në hetimin kundër krimit ekonomiko-financiar.
Këtë të hënë u pezullua nga detyra me firmë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtori i OFL, Artan Shkëmbi.
Shkëmbi akuzohet për nxjerrjen e sekretit hetimor si dhe për shpërdorim detyre, pasi ka nxjerrë një informacion të dhënë nga autoritetet gjermane.
LEXO EDHE: