Aktualitet

Pezullimi i dekretit, SHBA vlerëson se shteti i së drejtës në Kosovë funksionon





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:15 - 02/05/20 |
mapo.al

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përshëndeti përmes një postimi në rrjetet sociale vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që vendosi të pezullojë deri në 29 maj dekretin e presidentit të Republikës, Hashim Thaçi për të dekretuar Avdullah Hotin nga radhët e LDK për të formuar qeverinë e re.


Sipas ambasadës së SHBA, ky vendim i gjykatës është një tregues shumë i mirë se shteti ligjor në Kosovë funksionon.


Ajo nuk la pa përshëndetur dhe liderët e politikës në Kosovë të cilët u shprehën se do të respektojnë vendimin e Kushtetueses.


“Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese për të lejuar kohë për diskutime tregon për funksionimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Ne po ashtu mirëpresim thirrjet e liderëve politikë dhe institucional për të respektuar Gjykatën dhe proceset e saj”, shkruhet në postimin e përfaqësisë amerikane në Prishtinë.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas