Aktualitet

Pezullimi i fluturimeve – Balluku: Kontrollorët janë dërguar në Prokurori














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:19 - 07/04/21 |
mapo.al

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Ballluku deklaroi pasditen e sotme në një intervistë për Report Tv se disa kontrollorë ajrorë që sipas saj janë të lidhur me fushatën, janë denoncuar në Prokurori.





Balluku i mëshon versionit se pas grevës së kontrollorëve ajrorë në aeroportin e Rinasit, qëndron politika.


Ministrja ripërsëriti se kontrollorët edhe në kohë pandemie, pavarësisht reduktimit në 70% të pagës, marrin pagë mbi 2 mijë dollarë.




“Kjo është një grevë e jashtëligjshme pasi pamundësia për të punuar nuk u ndodh të gjithëve në të njëjtën orë, janë munduar të mos shkelin ligjin, por ai është shkelur me të dyja këmbët. Dhe kjo është patjetër politike, pasi kemi dëgjuar që mbrëmë në darkë mallkimet dhe sharjet e Berishës se si duhet të paguheshin njerëzit dhe pse duhej të mbyllej Rinasi, “ju keni bërë tendera dhe nuk keni dhënë rrogat”, …


Të dashur qytetarë, ata paguhen edhe në kohë pandemie me mbi 2000 dollarë dhe fondet për të bërë tendera nuk ka pasur. Politika patjetër që është, pasi kemi informacion të saktë për elementë që kryejnë  funksion në këtë fushatë. Ne i kemi dërguar në Prokurori, janë njerëz që janë të lidhur në këtë moment me politikën dhe po ndikojnë në jetën e të gjithë shqiptarëve” , – tha Balluku.


Prej mëngjesit të sotëm, greva e kontrollorëve të Albcontrol ka sjellë bllokimin e fluturimeve.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas