Aktualitet

Pezullimi i vizave, Rama: Nuk rrezikojmë, Holanda vendim politik







               Publikuar në : 12:58 - 18/04/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama shprehet se qytetarët shqiptarë nuk rrezikojnë rikthimin e vizave pas vendimit të parlamentit të Holandës. Nga foltorja, në vend që kryeministri t’i bashkohej shqetësimit alarmant për rrezikun e rikthimit të regjimit të vizave në një moment vendimtar për çeljen e negociatave, Rama u mor me procedurën e BE sesi ajo e pamundëson, sipas tij, pezullimin e vizave për një vend anëtar të Schengenit. Sipas tij, vendimi i Holandës është për arsye politike në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme atje.


“Nëse KE vlerëson se kriteret objektive, dyfishimi i emigraconit të parregullt, dyfishimi i azilkërkuesve, rënia e bashkëpunimit për rikthimet, rreziku i Shqipërisë si vend që kërcënon sigurinë kombëare të Hoandës dhe kriteret e tjera janë të gjitha të pranueshme, atëherë KE nuk vendos por ia dërgon Këshillit Europian, ku përfaqësohen të gjitha vendet e BE, ku duhet konsensusi i të gjitha vendeve të BE për të çuar më tutje procedurën. Dhe ka një nen të veçantë në rregullore që s’është peërdorur kurë që shumica e cilësuar e vendeve të BE, në rast se ka reagim nga një vend përkatës, për të vendosur. Dhe në të gjithë skenarët imagjinarë, nëse garantohet shumica e cilësuar, që nuk është përdorur kurrë në histori, për të pranuar këtë procedurë, atëherë i çohet Parlamentit Europian. është një shfaqje politike me sfond elektoral. Nuk do ketë rikthim vizash për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë atakoi edhe opozitën e cila sipas tij festoi në Tiranë për vendimin e Parlamentit holandez. “Ata do katandisen akoma edhe më keq, pasi refuzuan të përfaqësojnë popullin, t’i vënë zjarrin institucioneve, ardhmërisë së vendit, shpresave dhe perspektivës. E pafalshme si mundet shqiptarë njësoj si ne të preferojnë të bëhen zdhënës të atyre që shqiptarët i kanë kthyer në mish për top në vendin e tyre, për të krijuar këtë imazh te elektorati i tyre për problemet e tyre, si mund të bëhen bashkë?! Si mundet që lufta e verbër për pushtet të çojë një parti politike në këtë pikë. Si mundet që dëshpërimi i humbësit të arrijë deri aty sa të presë rrënjët dhe të sillet me vendin e vet si të ishte armik i vendit të vet?


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas