Aktualitet

Pezullimi nga BSH, Malaj ngre tonet: Shqipëria drejt neodiktaturës





               Publikuar në : 11:15 - 16/12/19 |
mapo.al

Ish-ministri i Financave dhe specialisti i ekonomisë, Arben Malaj, pas pezullimit nga detyra si anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë, u paraqit sot në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa tha se akuzat e deputetëve të ngritura në adresë të tij nuk qëndrojnë.


Pezullimin nga Banka e Shqipërisë, Arben Malaj e quajti vendim “sulltanor” të aplikuar nga kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se ka shërbyer me dinjitet dhe kjo e bën të ndihet krenar para opinionit publik shqiptar.



Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, tha se beteja e tij nuk mbaron këtu, por do të kërkojë të drejtën deri në Gjykatën e Strasburgut.


“Neodiktaurat janë një rrezik i madh dhe ato po shfaqen në vendet ish-komunist. Në provojat e mia politike kam besuar dhe kam aplikuar faktin se transparenca është aleati më i madh i demokracisë, ndërsa ndarja e pushtetit është kolona strukturore. Gjatë 28 viteve gjatë ballafaqimit publik, i kam shërbyer publikut me integritet maksimal dhe akuzat tuaja janë të thjeshta për t’u hedhur poshtë. Kontributi im më bën krenar. Na atë copë letër thoni se i gjithë bordi nuk është aktiv sa i takon rritjes së kredibilitetit të Bankës së Shqipërisë. Unë nuk dua që të paralizohet bordi. I injoroj akuzat politike”-tha mes të tjerash Malaj.

Debatet te Komisioni i Ekonomisë

Arben Malaj: Propozimi për shkarkim vjen nga Kryeministri, dhe këtu ka një ngërç institucional. Këtu ka dy firma e Kryeministrit dhe e Këshillit të ministrave. Më shpjegoni procedurën. Kanë sjell njoftim që nuk do të vijnë asnjë përfaqësues i këshillit të ministrave. Çështjen do e çoj në Strasburg, dhe ata nuk vijnë ne një seancë publike. Këtu duhet të jetë patjetër përfaqësuesi i qeverisë. Jam anëtar i Këshillit Mbikqyrës së BSH. Të vij një përfaqësues ta mbrojë këtë propozim. Nuk dua të vijë Rama këtu, të vij dikush tjetër, sepse unë do e coj në Strasburg.
Arben Ahmetaj: Këshilli Ministrave nuk ka dërguar.
Arben Malaj: Unë kujt ti bëjë pyetjet për këtë propozim? Unë nuk i kam këto argumentet. Unë kërkoj audiot e regjistruara ku është shkelje.
Avokati Jordan Daci: A mund të na thoni kush është kërkuesi i shkarkimit nga pikëpamja procedurale.
Arben Ahmetaj: Është një grup deputetësh.
Avokati Jordan Daci: Ne kemi dyshime në anën procedurale, referuar rregullores së kuvendit, kërkoj që para se të filloj shqyrtimi, duhen dokumentet me argumentet, pasi gjykojmë se ka parregullsi procedurale.
Arben Malaj: Jeni në përplasje kompetencash dhe procedurash. Ju nuk keni shqyrtuar kërkesën e deputetëve. Shumë më kanë mbështetur jo për një karrige pasi do të marr shumë të tjera. Vrasja e fjalës së lirë ka krijuar kriza sociale të mëdha. Parandalimi i krizave nuk vjen nga heshtja. Duke u përballur me 28 deputetë dhe me sulltanin (Rama) i kam shërbyer me dashuri dhe integritet maksimal. Libri ekonomiksi i zhvillimit, është udha ime. Akuzohem se nuk kam qenë në media për gjendjen ekonomike. Nuk ka muaj që nuk kam dhënë deklarata për politikat fiskale. (Malaj sjellë në komision të gjitha daljet e tij në media të përmbledhura). Prezenca ime publike ka qenë maksimale, si për politikat monetare ashtu edhe për ato fiskale. Ju nuk doni pavarësinë e Bankës së Shqipërisë por karrigen e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës. Banka e Shqipërisë ka dalë me një procesverbal ku tregon se është e kënaqur me shërbimin tim dhe nuk ka asnjë ankesë. Kam dhënë vlerësimin tim për çdo temë. I mohoj akuzat politike tërësisht.
Suzana Topi: A është mbledhur këshilli mbikqyrës i BSH për të shqyrtuar sjelljen tuaj? A është veprimi i qeverisë, i pastër politik?
Arben Malaj: Anëtarët e këshillit janë ndjerë shumë keq për këtë veprim, dhe kjo do të dëshmohet në vazhdim. Kam kërkuar që bazuar në Direktivat e OECD që banka të demokratizohet. Unë i mbroj të gjitha daljet e mija pavarësisht se mund të mërzitet Balla apo lali Eri. Unë do ti mbroj deri në fund deklaratat e mija.
Arben Malaj: Nga sulmi politik që po më bëhet mua po cenohet pavarësia e BSH. Vijimi i mbledhjes pa garantuar tërësinë e dokumenteve. Shqyrtimi në këtë seancë është cenuar nga mungesa e dokumentacionit.
Artur Roshi: Ju dënon partia juaj
Arben Malaj: Jam këtu për të mbrojtur të drejtën time pa gjoba sic bën bashkia që vë 490 mijë gjoba. Nuk jam këtu për të bërë politikë por të mbroj të drejtën time. Nuk kam kërkuar të shkoj unë prapë në BSH. Në 2014 nuk më votoi PS-ja, në 2016 u krijua një mundësi dhe shkova. Kam një mesazh për deputetët e opozitës, vlerësimet që më kanë bërë anëtarët mendova pozicionin që duhet të kemi dhe jam votuar me 107 vota. Në 2018 më mbaroi mandati nuk e kishin ndërmend të më votonin.

I kërkova kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit nuk e kam merak do jem apo jo, por nëse nuk më votoni me të tjerët…pastaj propozuan 5 me shokun Bode dhe mua më lanë jashtë. Në respekt të familjes time, sakrificat për mandatet e vështira deri në kërcënime familjare, sepse për të ikur familja ime në Amerikë procedurat i ka zbatuar Arben Ahmetaj me ata që kërkuan të ikte urgjentisht se kërcënohej njësoj si familja e një profesori tjetër.

Gjërat nuk janë kaq të lehta sa i shikoni. Ngrihet natën Edi Rama dhe i çon SMS Erion Braçes shkarkoni Arben Malaj, jo jo, s’janë të lehta. Pjesën politike do ta bëj vetëm në parlament. Sepse në kulturën time Komisioni i Ekonomisë është thellësisht profesional, në parlament me poezinë e Reshat Arbanës, do t’ia qartësoj se çfarë është duke bërë keq dhe pse duhet ndalur sa më parë për të mirën e tij dhe të popullit.

Ligji i bankës më lejon të jem anëtar partie por nuk jam. Do e shoh kur të hapet sistemi politik dhe mund ta mendoj ku është më i dobishëm funksioni im në bankë apo politike. Ligji i bankës më lejon të punoj në Bankë private. Këtu nuk ka asnjë problem. Por ky ligj duhet të ndryshoj pasi duhet mbrohet banka nga duart politike. Mos më ngatërroni me politikë unë jam i majtë, do vazhdoj të jem i tillë dhe mos më ngatërroni më tej.

Avokati Jordan Daci: Ka parregullsi në procedurë, pasi ne duam të bëjmë pyetje por kujt t’ia bëjmë këtu nuk ka asnjë, nuk mund ti bëjmë pyetjet me korrespodence. Ky vendim është marrë për të cenuar privatësinë e bankës së Shqipërisë. Dhe nëse ajo cenohet do kthehemi edhe një herë në 1997. Ka shumë pika të errëta për mënyrën se si po veproni. I kam kërkuar Kuvendit që procesi të përfundonte sa më shpejt, nëse ishit të shqetësuar se po tronditej rëndë kredibiliteti i Bankës së Shqipërisë. Ju keni shkelur rregulloren dhe nuk keni shqyrtuar propozimin për shkarkimin tim. Ju pyes a ka falsifikime në dokumentet që ka në Kuvend?

Arben Ahmetaj: Unë e dija cfarë bëj dhe do përgjigjem kur të mbarojnë anëtarët. Nuk është e lehtë as për mua.

Arben Malaj: Përgjigju për anën institucionale, ana personale është mbyllur me kohë.

Arben Ahmetaj: E kuptoj, faleminderit!

Edlira Hyseni: Ju jeni kurbani i parë si duket i paketës Anti-shpifje

Arben Malaj: BSH nuk është shprehur asnjëherë për sjelljen dhe këtë vendim, madje nuk kanë dashur as ta shqyrtojë.

Myslim Murrizi: Ky po më duket si Gjyqi i Kadri Hazbiut. 29 vjet post komunizëm sot po bëhet gjyq publik, se ju ka prish qetësinë e kuvendit. Pse nuk bilbilosni për ata që shajnë në cdo studio televizive? Janë 125 veta që hedhin baltë në cdo studio televizive, pse nuk flisni. Ne akoma nuk kemi kryetar të KLSH, ka 13 muaj. Dhe merreni me anëtarët e bankës. E shoh një fallcitet ngutje ngurtësim këtë vendim. Shoh një dyfytyrësi, pasi prishin qetësinë tuaj. Nëse doni të bëni standard merrni një listë dhe filloni me ata që shajnë këdo.

Arben Ahmetaj: Në dijeninë time futet në program një procedurë në pritshmëri të ardhjes së dokumentit, ligjit. Në rastin konkret nuk ka ardhur dokumenti nga qeveria kështu që kuvendi nuk mund të fuste në kalendar dhe aq më tepër unë një seancë apo procedurë që nuk kishte akoma ndjekur rrugën normale dhe për sqarim nëse i referohemi ligjit të bankës së Shqipërisë, cdo anëtar i KM pezullohet nga qeveria dhe shkarkohet nga kuvendi.

Arben Ahmetaj: Në dijeninë time futet në program një procedurë në pritshmëri të ardhjes së dokumentit, ligjit. Në rastin konkret nuk ka ardhur dokumenti nga qeveria kështu që kuvendi nuk mund të fuste në kalendar dhe aq më tepër unë një seancë apo procedurë që nuk kishte akoma ndjekur rrugën normale dhe për sqarim nëse i referohemi ligjit të bankës së Shqipërisë, cdo anëtar i KM pezullohet nga qeveria dhe shkarkohet nga kuvendi.

Arben Malaj: Unë besoj se është në të drejtën time, që kur duhet një argument më i thelluar ju të mos i ndërprisni fjalët avokatit. E dinë që jeni i mbingarkuar, por mos shkelni të drejtat e njeriut.
Arben Ahmetaj: Unë nuk jam i mbingarkuar, por mundohem të ndjek procedurën. Ligji nuk parashikon avokatin, por ne e pranuam. Fjalën ua jap sa herë të doni dhe si të doni, më ndërprisni edhe mua. Unë nuk e detyroj qeverinë kur kthen përgjigje, ajo ka kthyer përgjigje me atë vendim. Unë kam detyrim procedural ta hedh propozimin e Litës për ndërprerje apo vazhdim të seancës. Zoti Murrizi dhe Çarçani, nuk janë deputetë me të drejtë vote në këtë komision.

Arben Malaj: Të dokumentohet kërkesa ligjore, që propozuesi duhet të jetë në mbledhje. Kjo do të dokumentohet si kërkesë dhe e dyta mendoj dhe vlerësoj se vijimi i mbledhjes dhe hedhja në votë, dokumentacionin bazik të qeverisë mbledhja të shtyhet për një kohë të dytë, qoftë edhe pasdite. Nuk mund të merret një vendim në mungesë të dokumentacionit të plotë ku qëndrojnë argumentet.

Arben Ahmetaj: Ligji nuk flet as për procesverbale as video, ato mund t’u duhen ju në një tjetër proces. Nuk është nisëm ligjore, por inciativë e deputetëve. Unë kam të drejtë ta hedh në votë. Kush është për shtyrjen e seancës? Propozimi i Litës për shtyrjen e seancës rrëzohet me votim 12-6

Arben Malaj: Ka një pyetje që duhet të protokollohet, cilat janë provat që keni protokolluar? Falenderoj nga zemra solidaritetin socialist, më vjen keq që nuk kanë kurajo të flasin, gjysma me kokulur që lexojnë mesazget. Ky nuk është gjyqi im, por i juaji. Ky është gjyqi për ata që duan të shtrinë duart mbi të gjitha pushtetet. Kjo është krenaria ime përballë jush. Ju meritoni që t’u këtu të bija grupin e Vlorës që të këndonte këngën e Ali Asllanit. Ti (i thotë Arben Ahmetajt) duket se je pjesë e së njëjtës strategjie. Investova te ti me shpresën se do të bëheshe i dobishëm për vendin.

Arben Ahmetaj: Investimin ia kemi kthyer vendit, nuk është debati mes teje dhe meje dhe unë kam investuar te ju, por nuk është këtu vendi.

Arben Malaj: Mos bëj lepe-peqe sikur thotë udhëheqësi jot, por dili për zot karriges. Mirupafshim.

Më pas propozimi u hodh në votim. Komisioni i Ekonomisë vendos me 12 vota pro dhe 5 kundër për shkarkimin e Arben Malajt nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Të mërkurën propozimi i qeverisë do të votohet në parlament.


Etiketa: ,

Pas