Aktualitet

Pezullohet dezinfektimi i kamionëve në kufirin Shqipëri-Kosovë, por kërkohet tamponi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:53 - 01/06/20 |
mapo.al

Ministria e Brendshme e Kosovës ka bërë të ditur se ka pezulluar kontratën për dezinfektimin e kamionëve që futen në territorin e saj.


Gjatë ditës së sotme në kufirin Shqipëri-Kosovë, të gjithë kamionët që nga tonazhet e ulët deri tek të mëdhatë, paguanin nga 12-22 euro për të dezinfektuar kamionët.


Ndërkohë mbetet në fuqi kushti që çdo person i cili kërkon të futet në Kosovë, duhet të ketë bërë tamponin 4 ditët e fundit, nëse është i prekur nga koronavirusi ose jo.


Njoftim i Ministrisë së Brendshme të Kosovës:


Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.

Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19.

Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas