Pezullohet mësimi në shkollën “Papa Kristo Negovani” në Ersekë vetëm 1 ditë pas fillimit të shkollës, pasi 12 mësues dyshohet se janë infektuar me COVID-19.
Mësohet se situata do jetë e tillë pasi të dalin përgjigjet e tamponëve të marrë.
Një prej mësuesve është shprehur se fillimisht pozitive me koronavirus ka dalë pastruesja e shkollës.
Nëse mësuesit rezultojnë pozitivë me virusin e rrezikshëm, ende nuk dihet nëse do mbyllet shkolla.