Sunday, June 12, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pfizer, BioNTech ofrojnë të dhëna të reja për efikasitetin e vaksinës

by mapo.al
01/04/2021
in Aktualitet, Shëndeti
0

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech thanë të enjten se vaksina e tyre për koronavirusin është rreth 91% e efektshme në parandalimin e sëmundjes, duke cituar të dhëna të reja nga provat që përfshinin pjesëmarrës të imunizuar në një periudhë që zgjatej deri në 6 muaj.

Vaksina ishte gjithashtu 100% e efektshme në parandalimin e sëmundjes midis pjesëmarrësve në Afrikën e Jugut, ku një variant i ri i quajtur B1351 është dominues, megjithëse numri i këtyre pjesëmarrësve ishte relativisht i vogël.

Ndonëse shkalla e re e përgjithshme e efikasitetit prej 91.3% është më e ulët se 95% e raportuar fillimisht në nëntor për provat me 44,000 pjesëmarrës, që nga ajo kohë në botë janë përhapur një numër variantesh të reja të koronavirusit.

Shefi ekzekutiv i Pfizerit Albert Bourla tha se rezultatet e reja, që përfshijnë të dhëna për më shumë se 12,000 njerëz të vaksinuar plotësisht për të paktën gjashtë muaj, u japin mundësi dy firmave prodhuese që t’ia paraqesin vaksinën për miratim të plotë entit rregullator të SHBA.

Aktualisht vaksina është e autorizuar për përdorim emergjent nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe e Barnave.

Të dhënat e reja “ofrojnë rezultatet e para klinike që një vaksinë mund të mbrojë njerëzit në mënyrë efektive nga variantet që qarkullojnë aktualisht, një faktor me rëndësi të madhe për të arritur imunitetin e tufës dhe për t’i dhënë fund kësaj pandemie për popullatën globale”, tha në një deklaratë Ugur Sahin, drejtor ekzekutiv i kompanisë BioNTech.

Ekspertët shqetësohen se variante të reja të COVID-19 nga Afrika e Jugut dhe Brazili mund të jenë rezistente ndaj vaksinave ekzistuese. Më shumë se 300 raste me variantin e Afrikës së Jugut janë zbuluar në mëse 25 shtete amerikane, sipas zyrtarëve./VOA/

Tags: KoronavirusiPfizervaksina

JU SUGJEROJME

Zelensky: Donbasi po reziston, ndryshe nga parashikimet e Moskës
Bota

Zelensky: Donbasi po reziston, ndryshe nga parashikimet e Moskës

12/06/2022
E mitura nuk kthehet në banesë, prindërit shkojnë në Polici
Aktualitet

Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

12/06/2022
Vrau një prift, gjykata në Egjipt e dënon me vdekje
Bota

Vrau një prift, gjykata në Egjipt e dënon me vdekje

12/06/2022
Policia heq 78 patenta vetëm në Bypassin e Fierit
Aktualitet

Policia heq 78 patenta vetëm në Bypassin e Fierit

12/06/2022
Next Post

Spoti për integrimin, Basha: Kërkoj përgjegjësinë për të çuar vendin drejt BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Zelensky: Donbasi po reziston, ndryshe nga parashikimet e Moskës
  • Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 37-vjeçari në Durrës
  • Vrau një prift, gjykata në Egjipt e dënon me vdekje
  • Policia heq 78 patenta vetëm në Bypassin e Fierit
  • Si ta kuptojmë vizitën e kancelarit gjerman Scholz në Ballkan



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In