Sport

Piatek për rekord, polaku është tersi i trajnerëve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:00 - 12/02/20 |
mapo.al

Krzysztof Piatek është për rekord dhe kjo nuk ka të bëjë me paraqitjet e tij në këtë sezon, pasi nga kjo pikëpamje, sulmuesi ka zhgënjyer jo pak. Polaku është për rekord sa i përket trajnerëve të ndërruar në këto 18 muajt e fundit.



Brenda një viti e gjysmë, Piatek ka ndërruar plot 8 trajnerë. E ka nisur te Genoa me Ballardinin, i cili u largua për t’u pasuar nga Juric. Edhe ky i fundit u largua dhe drejtimin e Genoas e mori Prandelli. Më pas, për Piatek erdhi kalimi te Milan, ku e nisi me Gattuson, ndërsa më pas stafetën e mori Giampaolo.



Ky i fundit zgjati shumë pak në krye të Milanit dhe trajner erdhi Stefano Pioli (i gjashti për Piatek). Tashmë, në janar polaku zgjodhi Herthën e Berlinit dhe brenda më pak se dy javësh trajneri Jurgen Klinsmman dha dorëheqjen. Trajneri që do të marrë drejtimin e kryeqytetasve gjermanë do të jetë i teti për Piatek në 18 muaj. Padyshim, polaku mund të quhet edhe tersi i trajnerëve.


Etiketa: , ,

Pas