Marrëdhënia problematike e Pablo Picasso-s me seksin e kundërt është dokumentuar prej kohësh. Këtë e kanë dëshmuar gratë që ndanë jetën me gjeniun, por edhe kritikët e artit, duke mos harruar biografët që transmetuan mendimet e artistit, të tilla si “ka vetëm dy lloje grash: perëndesha dhe rrogoza”.
Muzeu Picasso në Paris fton artisten feministe ORLAN të rishikojë portretet e Pablo Picasso-s në “Weping Women Are Angry”. Ndërkohë, Franc 24, ka zhvilluar një intervistë me kritiken dhe autoren e artit Judith Benhamou. Ajo na tregon pse “si shumë gjeni të tjerë, Picasso ishte edhe një përbindësh” dhe se si oreksi i tij seksual ushqente impulset e tij krijuese.
Në materialin e përgatitur nga Franc 24, gjithashtu flitet për jetën familjare të Picasso-s, siç ilustrohet përmes një serie portretesh të vajzës së tij Maya. Përshtati Liberale.al