ShowBizz

Pika e dobët e bija, Arben Dërhemi rrëfen kur nuk ndali dot së qari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:01 - 19/05/19 |
ro ot

Aktori i mirënjohur Arben Derhemi ishte i ftuar në “E Diell” për shfaqjen më të fundit në teatër “Magjia e Josef Bider”. Përpos karrierës artistike, Derhemi është dhe një kryefamiljar për t`u pasur zili. I bindur se e bija i ka ngjarë komplet atij, Arbeni tregoi momentin emocionues kur pa vajzën në skenën e shkollës.


“Unë qaj më shumë se Iva, bashkëshortja ime. Para 4 muajsh kur Darlin dha një shfaqje, kam qarë 5 minuta dhe nuk pushoja dot së qari. Nuk e di çfarë ndjesie më erdhi, por ndjehesha edhe mirë edhe keq, nuk e di, nuk e di, më rrodhën lotët vetvetiu”, tregoi ai. Pyetjes nëse Arbeni dhe Iva kishin në planin t`i dhuronin Darlin një motër ose vëlla, aktori u përgjigj: “Shpresojmë. Në Shqipëri nuk ecet me projekte, ia kemi lënë rastësisë”.


<
>
derhemi2 derhemi3 derhemi4




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas