Aktualitet

Pika e parë e planit të Bashës: Bonus 1 mijë euro mjekëve dhe 500 euro infermierëve për 6 muaj








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:49 - 29/09/20 |
mapo.al

Pika e parë e planit të Lulzim Bashës me 5 pika për rimëkëmbjen ekonomike të vendit, pas efekteve të pandemisë, ishte ajo për mbështetjen dhe përgatitjen e sistemit shëndetësor.


Mjekët, tha Basha, do të përfitojnë bonusin prej 1000 euro dhe infermierët nga 500 euro për 6 muajt e ardhshëm.


Gjithashtu, lideri i opozitës e vuri theksin edhe te mundësia e shpërthimit të një tjetër infeksioni të COVID-19 duke propozuar me këtë rast rritjen e numrit të testimeve për COVID në 2500 teste në ditë, rimbursimin e plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID si dhe sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.



LEXO EDHE: 


Basha prezanton 5 pikat e planit të rimëkëmbjes: Shqipëria po lëngon nga pandemia

Basha: 1 mijë euro për çdo biznes të vogël, lehtësira edhe për biznesin e madh


Etiketa: , , , ,

Pas