Aktualitet

Pika kufitare e Kakavijës/ Radha mbërrin deri në Jorgucat, familjet e kalojnë natën në makinë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:02 - 14/08/20 |
mapo.al

Situata në pikën kufitare të Kakavijës vijon të jetë e rënduar.


Fluksi i makinave sa vjen e shtohet, ndërkohë që radha ka arritur mbi 10 km. Burime për mediat bëjnë me dije se radha e makinave që duan të kalojnë në shtetin grek ka arritur deri në Jorgucat.


Ndërkohë shumë familje e kanë kaluar natën në makina. Burra, gra por edhe fëmijë e të moshuar ndodhen në pritje në mes të të nxehtit përvëlues, për të kaluar në territorin grek, atje ku jetojnë dhe punojnë.


Shkak për krijimin e këtij kaosi është bërë fakti që pala greke kërkon bërjen e tamponit për çdo person që hyn nga kjo pikë kufitare, si dhe mbyllja e pikës nga ora 22:00-06:00.


Mësohet se pala shqiptare ka punonjës dhe sportele të gatshëm, por për shkak se pala greke punon ngadalë, ajo shqiptare nuk mund të pranojë më shumë shtetas.



Etiketa: , , ,

Pas