Aktualitet

Pikante nga rrjetet sociale, dalin SMS dhe fletë-votimi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:49 - 30/06/19 |
ro ot

Ka mbetur dhe një orë e 30 minuta për të votuar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku votuesit kanë vetëm një alternativë: PS-në.






Sakaq në rrjetet sociale kanë vërshuar mesazhet apo dhe publikimi i fletëve të votimit, me gjasë i atyre që janë detyruar të votojnë nën presion.


Kështu një SMS po qarkullon në median online, ku pretendohet se në grupin Whatsaap të Policisë Bashkiake Tiranë jepet urdhër për të dalë në votime pasdite. Një person që duket se është shefi u kërkon policëve të shkojnë të votojne urgjentisht. Më poshtë, sqarohet se urdhri është dhënë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
Policëve iu kërkohet që të shkojnë të votojnë pasi pjesëmarrja është e ulët.
Ata gjithashtu kërcënohen se të hënën do t’u kontrollohet edhe shenja e gishtit për të vërtetuar nëse kanë votuar apo jo.







Po kështu disa fletë votimi po qarkollojnë në rrjet ku duket se votues të revoltuar apo të detyruar të votojnë e kanë nxjerr të pavlefshme votën, duke shkruar mesazhe kundër qeverisë dhe kundër sistemit në tërësi.




*Mesazhet më poshtë janë marrë në facebook



 

1


Etiketa: ,

Pas