Gjatë këtyre ditëve të pushimit të klubeve për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, një shaka po qarkullon në dhomat e zhveshjes së Barcelonës. E gjitha kjo ka një autor, Zherad Pike.
Sipas asaj që shkruan “ESPN”, qendërmbrojtësi spanjoll flet për shokët e skuadrës, që mesa duket nuk kanë ndërmend të marrin patentën.
“Fathi? Mendoj se e sjell babai në stërvitje, njësoj si Zhordin që edhe pse është 30 vjeç e sjell babi. Alba as nuk ka ndërmend ta marrë patentën”.