Si rrufeja në qiell të hapur, në një nga emisionet politike, kryetari i PDK-së, Nard Ndoka tha se për Sander Lleshin ekzistonte një ngërç.
Ndoka nuk foli më tej, por kjo shtoi kureshtjen e medias nisur edhe nga fakti se Ilir Meta ende nuk e ka çuar emrin e Sandër Lleshit për dekretim.
Media të ndryshme sot, duke iu referuar burimeve nga Presidenca kanë cituar se e vetmja pikëpyetje lidhet me faktin nëse Sandër Lleshi mban ndonjë pozicion në Forcat e Armatosura, apo jo.
Për këtë arsye, Presidenca i është drejtuar me kërkesë zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes, në të cilën i kërkon informacion, nëse Lleshi mban ende ndonjë detyrë shtetërore, ku referuar nenit 103 të Kushtetutes, thuhet se: “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër përveç detyrës së tij si ministër”.