Bota

Piktura 450 milionë $ e Da Vincit në jahtin e princit saudit






               Publikuar në : 15:32 - 11/06/19 |
mapo.al

Vendndodhja e kryeveprës së Leonardo Da Vinçit, vendi i së cilës ka qenë mister që kur u shit në 2017 për një rekord prej 450 milionë dollarësh, është zbuluar.

“Salvator Mundi” po mbahet në superjahtin Serene në pronësi të Princit të Kurorës Saudite Mohammed Bin Salman.


Vendndodhja e jahtit më 26 maj ishte në Detin e Kuq jashtë Sharm el-Sheikh, një qytet turistik egjiptian në gadishullin Sinai.

Megjithatë deti nuk konsiderohet si vendi i përshtatshëm për të qëndruar një pikturë e brishtë e vjetër.

‘‘Salvator Mundi” do të mbetet në bordin e Serene derisa sauditët të krijojnë një qendër kulturore të planifikuar në rajonin Al-Ula të Mbretërisë.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas