Sport

Piloti Ferrarit drejtuesve: S’kemi makinë për të sfiduar Mercedesin






               Publikuar në : 18:34 - 26/06/19 |
mapo.al

Ndonëse në fillim të botërorit të Formula 1 ishin mjaft optimistë dhe në prova “kokëkuqja” ishte pak më e shpejtë se Mercedes, duke se Ferrari po zhgënjen edhe në këtë sezon.


Në garat e para Ferrari nuk ka arritur të dal asnjëherë në vendin e parë duke treguar qartë se diferencat me rivalin janë të mëdha.

Lewis Hamilton dhe Valteri Bottas po zhvillojnë një kampionat të shkëlqyer, duke treguar se edhe këtë sezon titulli do të jetë pronë e Mercedes.

Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc thotë se me këtë ritëm “kokëkuqja” nuk do të jetë në gjendje të rivalizoj me Mercedesin, ndërsa nuk nguron të shigjetojë drejtuesit.

“Mercedes janë shumë të shpejta dhe nuk po arrijmë të duelojmë fort me to në çdo garë. Në fakt, kam pritur një makinë Ferrari ndryshe këtë sezon edhe pse jemi duke bërë një paraqitje të mirë, por jo mjaftueshëm sa për të fituar në çdo garë. Shpesh jemi të detyruar të menaxhojmë gomat dhe kjo na humb shumë pikë në garë”, tha Leclerc.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas