Aktualitet

Piramida boshshshsh!








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:54 - 10/11/19 |
Nga Artan Fuga

Nga Artan Fuga 


Më pyesin lexues, miq, dashamirës, të panjohur se cila është njëra nga idetë qendrore të librit tim
SHOQERIA PIRAMIDALE, botuar nga Papirus?


E thënë thjeshtë: Një shoqëri e ngritur si një piramidë bosh është e dënuar të rrënohet. Ze veten brenda!


Nuk mund të ketë: Stacione treni pa trena. Stadiume futbolli pa futbollistë! Dyqane pa klientë.
Kinema dhe media pa spektatorë. Pronë publike pa qytetarët si aksionerë. Votime pa zgjedhës. Deputetë pa qenë më parë kandidatë për deputetë. Spitale pa mjekë.


Treg: ofertë pa kërkesë. Kopësht Zoologjik pa kafshë të egra. Shtet të paanshëm pa nëpunës të papolitizuar. Drejtësi pa prokurorë dhe gjykatës.


Pyje pa pemë. Ambasada pa diplomaci. Ushtri pa armë dhe pa ushtarë. Mastera pa studentë.

Akademira dhe institute shkencore pa punime shkencore. Media pa informacion. Skenë pa aktorë. Bujqësi pa fermerë.

Dhe në fund:
Shqipëri pa shqiptarë.


Etiketa:

Pas