fbpx

Kryesore

Pirja e kafesë gjatë shtatzënisë, ja çfarë mund të shkaktojë…





               Publikuar në : 15:09 - 02/12/18 |
mapo.al

Gratë që pijnë kafe ose çaj gjatë shtatzanisë janë të predispozuara të lindin fëmijë më të vegjël, sipas një studimi të ri. Edhe pse femrat pijnë më pak se sasia e “sigurtë” 200mg kafeinë, janë më të rrezikuara që të bëjnë lindje të parakohshme ose fëmija e tyre të ketë peshë më të vogël.


Studiuesit, nga University College Dublin, besojnë se kafeina kufizon rrjedhjen e gjakut në placentë, duke ndikuar tek rritja e foshnjave.



Studimi, i udhëhequr nga mjeku Ling-Wei Chen, shqyrtoi 941 nëna shtatzëna në Irlandë. Dhe sipas hulumtimit, çaji ishte burimi kryesor i kafeinës (48 %), e ndjekur nga kafeja (38 %). Rezultatet treguan se çdo shtesë prej 100mg  kafeinë e konsumuar çdo ditë gjatë tremujorit të parë, zvogëlon peshën e foshnjes me 72gr.


Kjo sasi kafeine gjithaashtu ul gjatësinë e fëmijës dhe zvogëlon perimetrin e kokës si edhe kohëzgjatjen e gjatësisë. Ndërsa u arrit në përfundimin se gratë që konsumonin më shumë kafeinë kishin foshnja me peshë 170 gram më pak.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas