Kantautori Pirro Çako ka rrëfyer në emisionin “Rudina” se vijon ende të shkruajë këngë vetëm për hir të babait të tij, Gaqo Çakos. Pirro tregoi se dëshira e fundit e tenorit të mirënjohur ishte që i biri të mos hiqte kurrë dorë nga muzika.
“Babai më tha pse të mos shkruash këngë sa më gjatë? Nuk duhet të tërhiqesh, shkruaj më rrallë por kur të rikthehesh shkruaj diçka që vërtetë t’ia vlejë. Jam betuar se do t’ia realizoj dëshirën dhe këshillën që më dha, për të mos ndaluar asnjëherë së bëri muzikë”, u shpreh Çako.
Kantautori zbuloi më tej një detaj tejet interesant të këngës “Udhët e atdheut më thërrasin”, të shkrur nga Gaqo Çako. “Në vargjet “biro, ardhsh i bardhë”, ai ka thënë “Pirro, ardhsh i mbarë”. Dhe një nga këngët që ai kishte qejf të vihej në homazhe ishte pikërisht kjo këngë dhe “Fjalët e qiririt”. Këto ishin ato këngët që donte të kishte atë ditë”, tregoi i përlotur Pirro.