Po përballemi çdo ditë me faktin që para se të hysh në një institucion shkollor, publik, bankë e kudo do të dalë një qehaja, jo me shkop si dikur, por me një pistoletë që ta mban në lule të ballit, demek se mat temperaturën. Mashtrim total se në shumicën e rasteve të tregon fallco temperaturë.
Madje isha prezent sot te Fakulteti i Gjeografisë, kur roja gjakësor për çdo hyrje që bënte studenti, ja befte me fjalën nuk e di, kam urdhër ta matësh. Por, sapo dola i thoshte vajza studente, jo jo do ta matësh. Aty pare qëlloi që një vajzë iu përgjërua se jam me temperaturë nga gripi i stinës, jo me covid, dhe nuk do doja të ma masje temperaturën. Jo, jo, do ta masësh ja pret prapë roja dhe me detyrim e mati! E çfarë të shohësh?Termometri pistoletë, pikërisht ai që vret ngadalë, tregonte 34 gradë celsius, kur ajo e kishte realisht mbi 37.
Po pse vret ngadalë. Ky termometër nuk është shpikur që të masë mu në lule të ballit, me të vërtetë temperaturën për shpejtësi, por ka një qëllim, sa djallëzor edhe poshtërues për njeriun. Pse në ballë dhe në qendër të tij? Se mund të ishte po me aq shpejtësi edhe në veshë, edhe në cep të ballit, por edhe në cep të tëmthave, por jooooo se aty ndodhet syri pineal i njeriut ose syri i cikllopit ose një nga shtatë çakrat më të rëndësishme të njeriut. Pikërisht, aty ndodhet syri që shikon botën përreth. Aty ndodhet ai sy, që bën lidhjen e njeriut me polin magnetik të tokës, si dhe lidhjen e njeriut me polin e veriut deri në lidhjet me hënën si planetin më ndikues te njeriu. Është pikërisht ai sy i padukshëm që ndodhet edhe në botën e kafshëve!
Është ky sy që bën kafshët të kthehen dhe të gjejnë shtëpinë, me orientimin që ato bëjnë nëpërmjet dy poleve, si atë magnetik dhe atë polar. Madje, e bëjnë dhe më mirë se aparati GIS që ne e përdorim sot. Është ky sy, që te njeriu quhet telepatia, që nuk duhet, sepse ndodhet në mes dhe brenda ballit, prandaj shpesh herë themi, e pashë me sy, por s’e pashë me mëndje, sepse është ky sy që shikon apo nuk shikon, edhe kur e ke përballë tjetrin. Pikërisht, ky është syri i telepatisë.
Jo vetëm kaq. Në këtë sy, që në gjuhë mjekësore quhet gjendra pineale ndodhen dy hormone bazë të njeriut, seratonina dhe melatonina. Njëra zgjohet gjatë ditës dhe të jep kënaqësinë e jetës dhe tjetra zgjohet gjatë natës, dhe të jep kënaqësinë e shplodhjes apo të gjumit. Kjo gjëndër ka funksionin dhe rolin përcaktues në tipologjinë e njeriut, si në humor, i mërzitur, depresant, i orientuar, i ekuilibruar, i matur, ose e kundërta.
Në varësi të sasisë që prodhon kjo gjëndër, seratoninën apo melatoninën, apo raporteve të njëra-tjetrës, njeriu gëzon ose vuan apo njeriu lumturohet ose trishtohet ose njeriu ecën drejt ose ecën i ekuilibruar në marrëdhënie me hënën dhe polin magnetik, ose i shpërqendruar. Të gjitha meditimet në joga, përfundojnë tek aktivizimi i kësaj gjëndre, duke e lidhur atë me energjinë kozmike, më anë të së cilës, dhe në ushtrim të së cilës, njeriu arrin lartësitë e niveleve të mendjes, në pesë, gjashtë, deri në qielloren shtatë. E theksoj këtë për rëndësinë që ka kjo gjëndër.
Por, le të kthehemi në rëndësinë dhe përdorimin e përditshëm të kësaj gjëndre, që është ajo e njeriut normal dhe funksioni normal i tij. Përdorimi i këtij termometri vrasës, i cili lëshon rreze me frekuenca 1012 rrot/sek, tamam si një rreze e tipit mikrovalë, apo 5G, afër nivelit të rrezeve infra të kuqe. Mos harroni se një frekuencë 1016 i përket një rrezeje ultraviolet, e cila vjen sa 1% e sasisë të rrezatimit diellor dhe pak orë në ditë.
Ky termometër, vrasës i ngadaltë, sikundër mikrovala, që shpërbën gjellën dhe e ngroh atë nga molekulat e brendshme, edhe ky, ngroh molekulat e gjakut, dhe i merr temperaturën, shpeshherë jo reale. Por, bombardimi i saj disa herë në ditë, edhe vetëm në një pikë të caktuar, siç është gjëndra më e rëndësishme e njeriut mund të bëjë në një të ardhme të shpejt, ato dukuri që quhen depresion, humbje e ekuilibrit, mpiksje gjaku, deri në shkatërrim të kësaj gjëndre.
Vet gjëndra rrethohet nga mijëra enë vaskularë të gjakut, të cilat mund të kthehen në dëmtime, duke mos e furnizuar këtë gjëndër me gjak të pastër ose duke i shkaktuar mpiksje. Imagjinoje tani, të bësh këtë pistoletë te fëmijët e 9-vjeçares, ku akoma kafka e tyre ka përqindje të lartë të sasive ujore, i cili është një përçues perfekt i rrezatimeve të tilla. Po ç’mbetet për të thënë për fëmijët e kopshteve apo të çerdheve, ku 95% e kafkës së tyre është e përbërë nga uji, një përçues edhe më i madh i energjisë së kësaj vale.
Ndaj, o qytetar, o prindër, o student, o nëpunës, o ju servila, o ju ignorantër, por më shumë ju z. Kryeministër, pale ti roje halldup, gjakësor, vrastar, që nuk di si po vret, apo ndoshta e di që po vret për së gjalli, njerëz të pafajshëm, por më shumë dhe më keq akoma, fëmijë që janë meleqe e Zotit, shpikni sa të doni virusa, por gratë dhe fëmijët nuk ka virus ti prekë, për shkak se me ta fillon e mbaron jeta.
Atëherë, çfarë dreqin doni që bëni eksperimente te gratë dhe te fëmijët? Të përgjërohem z. Kryeministër, të hënksha ………, bëj çfarë të duash me ne, servilat, injorantët, halldupat, po jo me fëmijët dhe gratë, që janë vetë jeta. Ndaj, të përgjërohem prapë, vër 100 maska për ne trapët, 100 doreza, vetëm këtë termometër vrastar, të paktën mos e përdor në shkolla 9-vjeçare, në kopshte dhe në çerdhe.