Kryesore

Pistoletë dhe municion luftarak, momentet nga arrestimi i Ilir Selmanit (Video)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:36 - 16/04/20 |
mapo.al

Burime zyrtare nga policia, bëjnë me dije se Ilir Selmanit, në momentin e arrestimit si person i dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko,iu sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak. Më tej, burime zyrtare shprehen se Selmani u arrestua sot në zonën e Xhamllikut.


I akuzuari për vrasjen e ish-policit Malko, cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe akuzohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.


Selmani shihet teksa mbahet nga disa policë që nxitojnë ta nxjerin nga makina drejt komisariatit. Selmani dyshohet se mori bishtat e cigares në vendngjarje, ku u vra ish-polici Santiago Malko, për të fshehur gjurmët e krimit. Ai është dhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, pasi më 3 mars, i është kërkuar edhe deklarimi i burimeve të pasurisë.



I njohur ndryshe edhe si “boksieri”, ai akuzohet si një nga personat kyç që mund të zbardhë ekzekutimin e Santiago Malkos, i cili u vra më 27 gusht të vitit të kaluar. Policia ka pranuar kërkesën e prokurorisë për t’i klasifikuar në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuarit për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.


NJOFTIMI I POLICISË


Operacioni, nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Finalizimi i operacionit, pas një pune disajavore, me metoda speciale të hetimit.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit S. M., ndodhur në gusht të vitit 2019.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, gjatë mesditës së sotme kanë finalizuar operacionin të koduar “Gjurmimi”, në kuadër të të cilit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në rrugën “Endri Keko”, u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit Ilir Selmani, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasit Ilir Selmani, në momentin e kapjes nga Policia, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.

Ky shtetas është një nga personat e dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 27.08.2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi S. M.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe aktivitetit kriminal të shtetasit Ilir Selmani.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

LEXO EDHE: 

Në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, arrestohet Ilir Selmani (Video)

 


Etiketa: , , , ,

Pas