Një 39-vjeçar, banues në fshatin Çepunë, Gjirokastër u vu në pranga pas sinjalizimeve të qytetarëve në kuadër të operacionit të koduar “VINOKASHI”. Shtetasi I.V. gjatë arrestimit ishte pasagjer në një makinë dhe kishte me vete armë zjarri dhe 45 fishekë.
NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe mbi bazën e një telefonate nga qyetarët se një shtetas lëvizte me armë zjarri pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet organizuan operacionin “VINOKASHI”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
I.V., 39 vjeç, banues në fshatin Çepunë, Gjirokastër, pasi:
Në aksin rrugor Ballaban-Këlcyrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fshatit Ujëmirë”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte si pasagjerë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri (pistolet TT) dhe 45 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Përmet për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.