Aktualitet

Piu fostoksinë pasi kanosej me video, i jepet lamtumira 16-vjeçares














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:17 - 07/05/19 |
mapo.al

BERAT – 16-vjeçarja Adela Çaçi, 2-ditë më parë helmoi veten me fostoksinë, pasi nuk duroi dot shantazhet që prej javësh i vinin me sms në telefonin e saj nga një 17-vjeçar. Ajo kërcënohej nga një 17-vjeçar me publikimin e një video intime. Në kushte të rënduara depresioni, ajo helmoi veten me fostoksinë. Sot i është dhënë lamtumira e fundit nga të afërm, familjarë, miq e nxënës shkolle, të cilët shoqëruan kortezhin funebër për në varrezat e fshatit Duhanas, ku edhe jetonte vajza me familjen e saj. Adela Çaci ishte nxënëse në shkollën e mesme profesionale të qytetit të Beratit, në vitin e parë.






Edhe kërcënuesi i saj, David Kovaçi, tashmë i arrestuar nga policia ishte nxënës në të njëjtën shkollë me vajzën. Për familjarët dhe të afërmit e Adelës lajmi për vetëhelmimin e saj ishte tronditës dhe krejt i papritur pasi askush nuk e kishte kuptuar gjendjen depresive të vajzës dhe askush nuk dinte se ajo kërcënohej nga një djalë. Komshinjtë dhe të afërmit e Adelës pohojnë se familja e saj ishte mjaft punëtore dhe se të dy prindërit punonin çdo ditë në arë për të shkolluar Adelën dhe 2 motrat e saj. Ata shprehen se, 16-vjeçarja ishte një vajzë e edukuar dhe e urtë dhe selajmi i kobshëm i ka tronditur pa masë të gjithë ata që e njihnin.


Drejtori i shkollës së mesme profesionale në Berat Ferik Koçi shprehet se nxënësja Adela Çaçi ishte e dalluar, e urtë dhe asnjëherë nuk kishte sjellë shqetësime në klasën e saj dhe në shkollë. Koçi pohon se Adela nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni dhe shqetësimi tek mësuesit dhe psikologët e shkollës.

Lexo edhe :  Skandal në Berat/ Mësuesi i dënuar për pedofili rikthehet të japë mësim






Në lidhje me kërcënimet që i vinin çdo ditë nga 17-vjeçari David Kovaçi, drejtori i shkollës pohon se ai dhe mësuesit nuk kanë qenë në dijeni dhe sepse vajza nuk ishte në të njëjtën klasë me djalin. Sipas tij njohja mes tyre mendohet të ketë ndodhur gjatë aktiviteteve jashtëshkollore, ku të dy merrnin pjesë.




Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, nëpërmjet një komunikatë për shtyp njoftuan edhe arrestimin e 17-vjeçarit David Kovaçi, banues në lagjen “Kushtrim” në Berat që sipas policisë e kishte përndjekur prej disa ditësh vajzën me mesazhe telefonike kërcënuese. Kovaçi do të përballet tashmë me akuzën e “Përndjekjes” në Gjykatën e të Miturve.



Ky nuk është rasti i parë i vetë-helmimeve në këtë shkollë. Në 27 Tetor 2016,17-vjeçari P.Xhaferraj nga fshati Tomorr helmoi veten me fostoksinë pasi nuk duroi dot talljet e vazhdueshme nga shokët e klasës që i thërrisnin “fshatar”, për shkak të origjinës së tij nga fshati.

LEXO EDHE:

E përndiqte 17-vjeçari, vetëhelmohet minorenia në Berat

1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas