Aktualitet

Pjesa e parë 0:0, Turqia dhe Italia “qajnë” rastet, dy penallti të diskutueshme














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:01 - 11/06/21 |
mapo.al

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Turqisë dhe Italisë.






Ekipi turk ishte në pozicion më mbrojtës në 45 minutat e para, duke pastruar topin nga zona e tyre e rreptësisë.


Italia nga ana tjetër ishte më këmbëngulëse, në kërkim të një goli, që do të zhbllokonte edhe sfidën e parë të “Euro 2020”.





Në këtë sfidë, nuk kanë munguar edhe rastet për shënim. Italia kishte disa të tilla, ndërsa Turqia tentoi të befasojë nëpërmjet kundërsulmeve.



Në fund të pjesës së parë, një lojtar turk preku topin me dorë në zonën e rreptësisë, por arbitri nuk akordoi penallti.



Nga ana tjetër turqit protestuan për penallti, pas një ndërhyrje ndaj sulmuesit Ylmaz.

1


Etiketa: , , ,

Pas