Kosova i ka rezistuar furisë së Republikës Çeke, duke e mbyllur pjesën e parë në barazim 0-0.
Dardanët shpresojnë ta mbajnë sa më gjatë këtë rezultat, duke qënë në lojë për një biletë për në raundin final të Euro 2020.
Pas këtij 45 minutëshi të parë, Kosova mban vendin e tretë në grupin A me 12 pikë, një më pak se Çekia e vendit të dytë.