Golat e Tolisso dhe Antoine Griezmann i kanë mjaftuar Francës për ta mbyllur në avantazh, 2-0 pjesën e parë ndaj Shqipërisë. Në një stadium të tejmbushur, “Gjelat” ishin fantastik duke goditur në dy momente “shqiponjat”.
Mesfushori i Bayern Munich gjeti fundin e rrjetës pas 8 minutash lojë, duke u bërë kështu edhe lojtari i parë që shënon në një takim zyrtar në “Air Albania Stadium” të Tiranës. Ndërkohë, pak minuta më pas, ishte sulmuesi i Barcelonës ai që gjeti rrjetën.
Takimi mes Shqipërisë dhe Francës është i vlefshëm për grupin H kualifikues të Euro 2020.
Etiketa: Euro 2020, France, Shqiperia