Kryesore

Pjesëmarrja online në komisione, Bylykbashi: Rama kërkon mbulojë aferat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:48 - 28/09/21 |
mapo.al

Ashtu siç kishin paralajmëruar, deputetët e opozitës ishin të pranishëm në sallë në mbledhjen e komisionit të ligjeve, por kryetarja e këtij komisioni, Klotilda Bushka, u ka kërkuar që të logohen online. Kjo ka sjellë kundërshtinë e deputetëve të opozitës të cilët janë shprehur se nuk mund t’iu mohohet e drejta e fjalës opozitës. Pas kësaj, deputetët janë shprehur jashtë sallës së komisionit se kjo ka ndodhur për të hequr transparencën e qytetarëve, në mënyrë që Rama të kthejë në ligj aferat korruptive. Deputeti Oerd Bylykbashi tha se opozita nuk do ta lejojë që kjo të ndodhë.






“Është mohuar e drejta e fjalës, është qartazi mënyrë për të hequr transparencën e qytetarëve për të kuptuar cilat janë aferat korruptive që Rama do të kthejë në ligj. Ne jemi këtu që mos të lejojmë që kjo të mohohet. Do të respektojmë kushtetutën dhe mandatin që na ka dhënë populli. Do të garantojmë transparencën mbi çdo shkelje të Ramës dhe nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë që nëpërmjet këtyre mjeteve për arsye pandemie, nuk do zhvillohen mbledhjet. Ne do ta refuzojmë dhe nuk do të lejojmë Ramën që ta kontrollojë këtë shtet”.


Bylykbashi përsëriti qëndrimin e opozitës se do të marrë pjesë fizikisht në komisione. Sipas tij, bojkoti nuk mund të jetë vendim i Ramës.







“Qëndrimi ynë është i qartë, ne do të marrim pjesë në komisionet dhe opozita do të vazhdojë me të njëjtin qëndrim. Bojkoti nuk mund të jetë kurrë një vendim i Ramës ne jemi prezentë. Edi Rama po i mohon opozitës mundësinë që të marrë pjesë dhe të kundërshtojë aferat që ai përpiqet të kthejë në ligj”.




1





CLOSE
CLOSE
Pas